Media austriake kërkon rishikim të politikave europiane mbi Ballkanin, ja sulmi i Erdoganit dhe Putinit në krahët e dobët të Europës

Politika

Media austriake kërkon rishikim të politikave europiane mbi Ballkanin, ja sulmi i Erdoganit dhe Putinit në krahët e dobët të Europës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 maj 2017 Në ora: 17:23
Wladimir Putin

Ballkani perëndimor. Si Rusia dhe Turqia mundohen të shfrytëzojnë vakumin e krijuar në shtetet pasardhëse të Jugosllavisë? Vladimir Putini përdor ortodoksinë dhe varësinë energjitike, Rexhep Taip Erdogani muslimanët, shkruan media e djathtë austriake “Die Presse”.

Vetë shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker para pak kohësh paralajmëroi se “nëse BE shpërbëhet, do pasojë me një konflikt të ri në Ballkan.” Nga vizita e tij në Kosovë, ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel u premtoi perspektivën europiane vendeve pasardhëse të Jugosllavisë dhe Shqipërisë nëse zbatojnë reformat e kërkuara. Megjithatë ky premtim nuk vlen më nga takimi i Selanikut në 2003.

Pas tërheqjes së amerikanëve nga rajoni dhe krizës në BE, është shtuar pesimizmi kundrejt fuqisë integruese jo vetëm tek elitat, por edhe në sytë e banorëve. Bile në vende si Serbia, “ne kërkojmë Rusinë, jo BE,” bërtisnin deputetët radikalë në fund të marsit, pasi mbajti fjalimin zëdhënësja e politikës së jashtme europiane Federica Mogherini.

Gazpromi si problemi kryesor

Dobësia e BE ka krijuar një vakum që mundohet të shfrytëzohet nga Rusia dhe Turqia. Pas ndryshimit të kursit politik kundrejt Europës nga Vladimir Putini në 2007; Rusia kërkon aleatë në Ballkan. Shtetet më të rëndësishme për rusët janë ata me popullsi të konsiderueshme ortodokse, që tradicionalisht kanë pasur simpati të madhe për Rusinë. Si në Serbi, Bullgari, Maqedoni, Malin e Zi dhe gjithashtu Greqi.

Ekonomikisht Rusia kërkon të zgjerojë varësinë. Shumica e shteteve ballkanike janë të varura nga gazi rus, ndërsa në Bosnjë dhe Serbi edhe rafineria e naftës është në duart ruse.

Gazpromi ka ndërtuar njësi karburante në gjithë rajonin. Bankat ruse blejnë banka lokale dhe biznese të vogla. Firma e njohur kroate “Agrokor” që përbën 15% të prodhimeve të brendshme kroate është në duart e investitorëve rus.

Rusia kërkon përmes shtimit të influencës të bllokojë zgjerimin e NATO në rajon. Kjo u pa veçanërisht në Malin e Zi. Sepse Moska kërkonte - ashtu si në kohën e carit të 1914 - portet malazeze të jenë në përdorim të flotës së saj. Prej kohësh Rusia ndërhyn në politikën e brendshme të Podgoricës duke financuar edhe lëvizje kundër anëtarësimit në NATO. Kjo deklaratë mbështetet edhe nga qeveria pro-perëndimore e Podgoricës. Puçi i tetorit 2016 ishte skenar i rusëve edhe sipas ekspertëve të huaj.

Shtete tjera kërkojnë ndihmë ushtarake të Putinit. Kështu që 29 MIG dhe 30 tanke T-72 do dërgohen drejt Serbisë. Rusët kanë krijuar një bazë ushtarake në jug të Serbisë, në kufi me Kosovën. Këshilltarët ushtarakë dhe policor rus janë aktiv në Republika Srpska të Bosnjës. Një referendum për ndarjen e saj është i mundshëm, edhe nëse kjo mund të shkaktonte luftë. Më shkurt: Putini mund ta shpërthejë Ballkanin, nëse dhe kur ai do dëshironte.

Dueli me arabët në Bosnjë

Gjithashtu edhe Turqia është kthyer në lojtar aktiv viteve të fundit. Presidenti Rexhep Taip Erdogan u ka premtuar mbështetjen e tij banorëve muslimanë në Bosnjë, në rajonet e Sanxhakut në Malin e Zi dhe Serbi, në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Në Bosnjë edhe ushtarakisht. Vizioni i tij i Perandorisë Osmane mungon si pasojë e Fuqisë Ekonomike, megjithatë drejtimi i tij autoritar dhe religjioz është atraktiv për shumë muslimanë të rajonit, përcjell botasot.info.

Turqit kanë konkurrencë në fakt nga shtetet e Gjirit - mbi të gjitha nga Arabia Saudite. Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë me projekte turizmi në Sarajeve, ndërsa individualisht biznesmenët arabë blejnë toka të lira ekonomike në Serbi dhe Kroaci. Fundamentalizmit e tyre, arabët më shumë e kanë shtrirë në Bosnjë. Si turqit, ashtu edhe arabët shtrijnë ndikimin e tyre me para te partitë dominuese muslimane. Institucionet turke kërkojnë të fusin këmbën në sektorin kulturor dhe diplomatët u bëjnë presion boshnjakëve që turqishtja të jetë gjuha e parë e huaj që mësohet në shkollat fillore.

Në të njëjtën kohë pozicioni europian është dobësuar, duke u krijuar gjithmonë e më shumë regjime autoritare si ajo e shefit qeveritar të Serbisë: Aleksandar Vu?i?.

Në Maqedoni, opozita social demokrate me ndihmën e BE e detyruan të shkarkohet kryeministrin Nikola Gruevski, megjithatë LSDM nuk është në gjendje të krijojë një qeveri. Shteti ndodhet akoma në krizë Kushtetuese dhe mund të shpërthejë një luftë e rrezikshme ndëretnike kundër shqiptarëve. Nga dobësia e BE, kryeministri shqiptar Edi Rama foli për Shqipërinë e madhe ku do bashkohej Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e territorit maqedonas. Kjo nuk u prit mirë nga Serbia dhe Maqedonia.

Alarmi për BE

Pas takimit ndërkombëtar në Bosnjën e 1995, politikani suedez Carl Bildt, paralajmëroi me të drejtë se kishte arsye për një luftë të re në Maqedoni. Pasardhësit e Bild, si austriaku Volfgang Petritsch dhe gjermani Schvarz-Schilling, e dinin prej vitesh politikët e dobët të BE, duke kërkuar përfundimisht konsekuenca kundër regjimeve të korruptuara etno-nacionaliste.

Schvarz-Schilling shikon krizën e BE dhe fitoren në Francë të Emmanuel Macrons si një shansë e re të rishikimit të politikave të jashtme dhe sigurisë europiane. „Tani duhet të riformulohet politika europiane mbi Ballkanin,” sqaronte ai për “Presse”. A është dëgjuar parlajmërimi i tij?/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat