Fushatë elektorale në errësirë

Politika

Fushatë elektorale në errësirë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 15 maj 2017 Në ora: 17:35
Foto arkiv

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare  do të nis më 31 maj dhe do të përfundojë më 9 qershor, ndërsa afati i fundit për certifikim të partive politike është  ora 24.00 e 16 majit, siç ka raportuar KQZ. Por, ndërkohë fushata elektorale, prej disa ditësh, për të mos thënë muajsh, ka nisur. Zyrtarët shtetërorë kanë lënë mënjanë zyrat dhe kanë zbritur në terren për të siguruar dhe për katër vite të ardhshme pushtetin. Madje, fushatë kanë bërë dhe po bëjnë në emër të posteve që mbajnë, apo thënë ndryshe me buxhetin që është caktuar për institucionet ku ata janë aktualisht në detyrë.

Rikujtojmë këtu “Turin e dëgjimit”, të ndërmarrë nga Kryekuvendari Kadri Veseli, në kohën që ende Kuvendi nuk ishte i shpërndarë. Por, edhe tashmë me shpërndarjen e Kuvendit, Kadri Veseli vijon të gëzojë ligjërisht postin e kreut të Kuvendit, ndërkohë që  fushatën e ka nisur me një tjetër moto të quajtur “Fillimi i ri”. Në këtë fushatë, që i përket PDK –së, janë përfshirë asetet e institucionit të Kuvendit, si automjetet e të tjera.

Të paktën në dukje, pasi për të vërtetuar shpenzimet e tjera, natyrisht që nevojitet një auditim i mirëfilltë.  Pyetja shtrohet a duhet të ishte lënë kohë më shumë në dispozicion partive politike për të bërë fushatë elektorale,në mënyrë që të mos kishte keqpërdorime të natyrave të tjera? Risjellim në vëmendje konstatimin e BE për afatet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të  8 qershorit të vitit 2014.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat