Avdullah Hoti kandidat për kryeministër, LDK koalicion me partitë e djathta

Politika

Avdullah Hoti kandidat për kryeministër, LDK koalicion me partitë e djathta

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:05
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk kurseu lëvdatat për kandidatin e emëruar për kryeministër. Ai tha se kandidatët e partive tjera për kryeministër mund të shkojnë të mësojnë për ekonomi dhe qeverisje tek Avdullah Hoti.

(E plotësuar) - Avdullah Hoti është kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 qershor. Kandidaturën e tij e bëri publike kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një konferencë për media.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie. Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se kjo është një ditë e veçantë për të, ndërsa u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit të djathtë, i cili tha se pritet të formohet sonte.

Hoti: Është ditë e veçantë për mua

“Për mua personalisht është një ditë e veçantë. Dita më e madhe e jetës sime, për me marrë mbështetjen e plotë të pa rezervë të gjitha strukturave të LDK-së. Është një parti që është themeluar nga Rugova dhe ka pasur mbi supe barrën më të madhe të të gjitha proceseve, që kanë ndodhur në Kosovë. Me marrë mbështetjen tuaj dhe të partisë, pas dy vite e gjysmë te qeverisjes, nënkupton që LDK vlerëson jashtëzakonisht mirë rezultatet e punës suaj si kryeministër. E marrë si përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe besoj shumë se me këtë unitet që ekziston në  LDK, bashkë me partnerët tanë të koalicionit, ky koalicion do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme pa asnjë hezitim. Unë jam i bindur që koalicioni i qendrës së djathtë do të dalë fitues në këto zgjedhje. Do t’i keni sonte koalicionet që do të formohet”, tha Hoti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk kurseu lëvdatat për kandidatin e emëruar për kryeministër. Ai tha se kandidatët e partive tjera për kryeministër mund të shkojnë të mësojnë për ekonomi dhe qeverisje tek Avdullah Hoti.

Mustafa: Të tjerët mund të shkojnë të mësojnë tek Avdullah Hoti

“Por, unë po tregoj që karshi me ta larg është përpara Avdullah Hoti dhe në pikëpamje të njohurive të punës së qeverisë dhe në pikëpamje të ekonomisë, sepse të tjerët mund të shkojnë tek Avdullahu për të mësuar ekonomi dhe në pikëpamje të qeverisjes së vendit. Por dhe në pikëpamje të pastërtisë së figurës së tij”, tha ai.

Mustafa nuk ka specifikuar se me cilat parti do të hyjnë në koalicion parazgjedhor, por tha se LDK po punon në mënyrë që t’i saktësojë kushtet me disa partnerë.

Mustafa: S’mund të flas tani, po zhvillohet fushatë e egër

“Sa i përket koalicioneve ne po punojmë. Kemi punuar gjatë tërë kësaj kohe. I kemi saktësuar mjaft shumë kushtet me disa partnerë. Tani unë nuk do të flas përderisa të mos t’i kemi marrëveshjet definitive, sepse është një fushatë mjaft e egër që po zhvillohet në këtë aspekt”, tha ai.

Ndërsa u shpreh i bindur, se do të dalin fitues në zgjedhjet e 11 qershorit.

Mustafa: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet

“Po flas për sigurinë tonë, që ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Është çështje prapë e qytetarëve, sepse qytetarët do të votojnë. Por në qoftë se qytetarët e vlerësojnë punën, e vlerësojnë seriozitetin tonë, unë mendoj se fitorja është e sigurt”, tha Mustafa.

Hoti: Sot është dita më e madhe në jetën time

“Për më kjo është dita më e madhe e jetës time, të kem mbështetjen tuaj dhe të të gjithëve. E marr si përgjegjësi të jashtëzakonshme që duhet ta coj përpara. Besoj që me këtë unitet që kemi do t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Hoti pas konfirmimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka konfirmuar vendimin e këtij subjekti politik për të caktuar nënkryetarin e kësaj partie, Avdullah Hoti, si kandidat për kryeministër të vendit nga ky subjekt.

“Presim që zgjedhjet të organizohen mirë, të shkojnë mirë dhe të jenë transparente; të jenë në të mirën e vendit. Unë para disa ditësh kam thënë, pas bisedave që kemi pasur me bashkëpunëtorë, që jam i interesuar të hapë rrugë për një kandidat tjetër për kryeministër. Jam konsultuar me kryetarët e degëve më të mëdha të LDK-së dhe me zyrtarët më të lartë të partisë. Kemi vlerësuar që nuk është proces i thjeshtë, sepse nuk duam që për disa procese t’i rrezikojmë disa të tjera. Propozim edhe i tyre, edhe imi, edhe i kryesisë, është që Avdullah Hoti të jetë kandidati jonë për kryeministër të vendit”.

Ndërsa vet Hoti është shprehur i nderuar me besimin që i është dhënë duke theksuar se është i bindur që LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e qershorit, njofton Klan Kosova.

“Për më kjo është dita më e madhe e jetës time, të kem mbështetjen tuaj dhe të të gjithëve. E marr si përgjegjësi të jashtëzakonshme që duhet ta coj përpara. Besoj që me këtë unitet që kemi do t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme”.

Image
“Propozimi ynë është që Avdullah Hoti të jetë kandidati jonë për kryeministër të Kosovës”, ka deklaruar Mustafa në konferencën për media.

Avdullah Hoti zyrtarisht kandidat për kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë ka marrë vendim që Avdullah Hoti që jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit nga ky subjekt politik.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.

“Propozimi ynë është që Avdullah Hoti të jetë kandidati jonë për kryeministër të Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Ndryshe, të gjitha partitë politikë e kanë afatin e fundit që të tregojnë për koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Avdullah Hoti, në këtë mandate të fundit të Qeverisë ka qenë një ndër ministrat më aktiv të LDK-së duke udhëhequr Ministrinë e Financave.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa nuk ka specifikuar se me cilat parti do të hyjnë në koalicion parazgjedhor.

Mustafa tha se LDK po punon në mënyrë që t’i saktësojë kushtet me disa partnerë.

“Unë  s’do të flas derisa të kemi marrëveshje definitive, sepse është një fushatë e egër që po zhvillohet”, tha Mustafa.

Duke folur për kandidaturën e Hotit, Mustafa tha se karshi kandidatëve tjerë për kryeministër, Hoti është  larg përpara. “Të tjerët  munden të shkojnë te Avdullahu të mësojnë për ekonomi”, tha Mustafa.

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, vendoset për kandidatin për kryeministër

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim po merr pjesë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, nënkryetarët, Haki Rugova e Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe anëtarë të tjerë.

Tema të këtij takimi do të jenë koalicionet parazgjedhore, caktimi i kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së dhe listat e deputetëve për legjilaturën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat