Pas kandidimit për kryeministër, flet Avdullah Hoti

Politika

Pas kandidimit për kryeministër, flet Avdullah Hoti

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:35
Konferenca për media e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka konfirmuar vendimin e këtij subjekti politik për të caktuar nënkryetarin e kësaj partie, Avdullah Hoti, si kandidat për kryeministër të vendit nga ky subjekt.

“Presim që zgjedhjet të organizohen mirë, të shkojnë mirë dhe të jenë transparente; të jenë në të mirën e vendit. Unë para disa ditësh kam thënë, pas bisedave që kemi pasur me bashkëpunëtorë, që jam i interesuar të hapë rrugë për një kandidat tjetër për kryeministër. Jam konsultuar me kryetarët e degëve më të mëdha të LDK-së dhe me zyrtarët më të lartë të partisë. Kemi vlerësuar që nuk është proces i thjeshtë, sepse nuk duam që për disa procese t’i rrezikojmë disa të tjera. Propozim edhe i tyre, edhe imi, edhe i kryesisë, është që Avdullah Hoti të jetë kandidati jonë për kryeministër të vendit”.

Ndërsa vet Hoti është shprehur i nderuar me besimin që i është dhënë duke theksuar se është i bindur që LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e qershorit, njofton Klan Kosova.

“Për më kjo është dita më e madhe e jetës time, të kem mbështetjen tuaj dhe të të gjithëve. E marr si përgjegjësi të jashtëzakonshme që duhet ta coj përpara. Besoj që me këtë unitet që kemi do t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat