Kujt ia prishi “matematikat” Isa Mustafa?

Politika

Kujt ia prishi “matematikat” Isa Mustafa?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 17 maj 2017 Në ora: 11:08
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

“Kritikat pse LDK nuk konfrontohet me oponentët politik  janë me qëllime të këqija, dhe zgjidhja me urtësi, ne mënyrë demokratike të çështjeve me rivalet politik dhe brenda LDK, shumë kujt ja prishë matematikat”, thekson Kajtazi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, i hapi rrugë Avdullah Hotit që të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.

Gjatë mandatit të tij, Mustafa vazhdimisht ka qenë pre e sulmeve nga më të ndryshmet si nga partneri i koalicionit, ashtu edhe nga opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile.

Por, veprimi i fundit i Mustafës, ku më tërheqjen e tij nga kandidimi për kryeministër, po dëshmon një unitet gjithëpërfshirës brenda LDK-së, duke dëshmuar se LDK është më ë madhe se secili individ.

Image
Bajram Gecaj, zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Tërheqja e Isa Mustafes dëshmon se LDK është e madhe dhe se është mbi secilin individ. Mustafa tregoi lidership të jashtëzakonshëm dhe të paparë në këtë rajon. Tregoi se për të LDK dhe vet Kosova janë më te rëndësishme se sa vetvetja dhe hudhi poshtë te gjitha akuzat joracionale se posti për të ishte me i rëndësishëm se gjithçka. Është e vërtetë se vendimet e fundit i kane zënë të papërgatitur partitë në të cilat individi është jo vetëm mbi partine e tyre, por edhe mbi interesin nacional”, ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, Bajram Gecaj, zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Veprimin e Mustafës, njohësi i zhvillimeve në vend dhe eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi e sheh si vazhdimësi e lidershpit brenda LDK-së.

Image
Njohësi i zhvillimeve në vend dhe eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi

“LDK edhe njëherë dëshmoi se është demokratike.  Lidershipi i zotit Mustafa është vazhdimësi, ne jemi dëshmitarë që edhe kryetari Fatmir Sejdiu tregoi lidership, dhe kjo është vetëm një kohezion. Nëse në ditën e parë të marrjes së mandatit për kryeministër të Kosovës të zotit Isa Mstafa pritjet kanë qenë që për këtë mandat vetëm ti ndalë rrugën te këqijave që kishte instaluar qeveria e më parshme. Por realizoi diçka tjetër, përpos se te këqijat u ndalen filloj ngritja e barometrit, u stabilizua funksionimi shtetit, u kufizua ne mase te madhe korrupsioni dhe filloj rimëkëmbja ekonomike”, ka dekalruar Kajtazi.

Sipas tij që nga dita e parë e qeverisjes se zotit Mustafa, blloku opozitar ndërmori aksione te cilat vështirësuan punën e qeverise.

“Në këto kushte te vështira, zoti Mustafa si kryeministër dëshmoi lidership. Edhe akti i tërheqjes se tij nga kandidatura për bates se listës, gjithashtu dëshmoi pjekuri politike te zotit Mustafa por edhe te kryesisë se LDK, pasi vendimi për nominim te zotit Avdulla Hotit, ishte vendim kolegjial. LDK dhe lidershipi i saj që nga fillimi, edhe në kohen e presidentit Rugova, Sejdiu, dhe tani, i është nënshtruar një kritike të pseudo gazetarëve, analistëve dhe pseudo LDK-istave për politika te "buta" ne raport me rivalet politik. Ata harrojnë, ose kanë tendencë të keqe nga se nuk e kanë të qartë misionin se  LDK nuk është parti për hatër të vetvetes por për hatër të Kosovës. Prandaj kritikat pse LDK nuk konfrontohet me oponentët politik  janë me qëllime të këqija, dhe zgjidhja me urtësi, ne mënyrë demokratike të çështjeve me rivalet politik dhe brenda LDK, shume kujt ja prishe matematikat”, thekson Kajtazi.

Image
Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu

Kurse, këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, thotë se veprimi i Mustafës për tu tërhequr nga kandidimi për kryeministër dëshmon një unitet gjithëpërfshirës shumë të nevojshëm në kohë për LDK-në.

“Veprimi i fundit i kryetarit të LDK-së, Kryeministrit aktual z. Isa Mustafa për tu tërhequr nga kandidatura për kryeministër të ardhshëm, duke lënë hapësirë kështu për dikë tjetër të kandidohet, pos tjerash ka determinuar unitet gjithëpërfshirës shumë të nevojshëm në kohë, shumë të duhur në LDK. Pavarësisht se kush do të ishte kandidatë, mundësia e re për të kandiduar person tjetër, ishte mundësi e madhe demokratike. Fakti se për kandidatë për kryeministër u propozua Dr Avdullah Hoti e bën krejt këtë storije një para-fitore të madhe për LDK-n dhe për krejt Kosovën”, ka thënë Abdullahu për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Hoti tashmë është një figurë unifikuese e një koalicioni të djathtë i cili do të jetë forca shtytëse kryesore e ndryshimeve të mëdha për Kosovën.

Ndërsa, kujtojmë që mbrëmë është arritur edhe koalicioni mes atyrë që iniciuan dhe përkrahën mocionn ndaj Qevrisë Mustyafa, PDK-së, AAK-së e NISMA-as, me kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn.

Këtë koalicion, në AAK e quajtën të zorit, derisa në Nisma thanë se ky bashkim forcash erdhi pas një koalicioni të inatit që nënshkruan LDK-ja dhe AKR-ja, që kishin për qëllim fitoren me çdo kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat