Die Welt: Gjermania e shqetësuar me aktivitetet turke dhe arabe në Kosovë, do kërkojë llogari për shtimin e radikalizmit

Politika

Die Welt: Gjermania e shqetësuar me aktivitetet turke dhe arabe në Kosovë, do kërkojë llogari për shtimin e radikalizmit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 maj 2017 Në ora: 12:42
Sipas informacioneve gjermane, konflikti intern turk mes Lëvizjes Gylen dhe AKP ka zbritur në Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Sipas qeverisë gjermane Arabia Saudite zgjeron përhapjen e islamit radikal në Kosovë, përmes ndërtimit të xhamive dhe predikuesve radikalë, shkruan media konservatore gjermane “Die Welt” duke u mbështetur në informacione zyrtare të qeverisë gjermane.

“Qeveria gjermane vëzhgon rritjen e ndikimit të Arabisë Saudite dhe vendeve tjera të Gjirit në Ballkanin perëndimor,” përcjell botasot.info, shkrimin e medias gjermane që më pas konkretizohet - “Arabia Saudite është aktive edhe në Kosovë që financon në përhapjen e interpretimit vehabist të islamit përmes dërgimit të predikuesve, shoqatave jo-qeveritare si dhe në institucionet shtetërore dhe gjysmë shtetërore - në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).”

Më pas citohet deputetja e majtë gjermane Sevim Dagdelen e cila thekson se Kosova është zhvilluar në “qendër e Islamit terrorist në rajon”. Është skandaloze që përkundër prezencës së ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it nuk është arritur shkatërrimi i bazës së rrezikshme ideologjike.

Konflikti mes AKP dhe Lëvizjes Gylen

Qeveria gjermane shikon edhe mundësinë e sqarimit publik mbi pjesëmarrjen e gjërë të ekstremistëve nga Kosova në luftat e Lindjes së Mesme. Kjo nuk mund të përfundojë gjithmonë duke folur mirë dhe pa u sqaruar.

Gjithashtu qeveria gjermane vëzhgon rritjen e ndikimit turk mbi Ballkanin. Në përgjigjen e saj shkruan: “Nga marrja e qeverisë prej AKP në 2002 dhe veçanërisht vendosjes në detyrë të ish ministrit të jashtëm Ahmet Davutoglu është zhvilluar një politikë re strategjike turke. Në këtë orientim të ri janë prekur territoret e dikurshme të Perandorisë Osmane.”

Sipas informacioneve gjermane, konflikti intern turk mes Lëvizjes Gylen dhe AKP ka zbritur në Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

“Veçanërisht kjo tematikë është shtuar pas tentimit të Grusht shtetit në korrik 2016 në Turqi. Qeveria turke kërkon mbylljen e institucioneve të Lëvizjës Gylen në këto shtete, ku në Kosovë janë pesë të tilla.”

Deputetja e majtë Dagdelen kërkon që Gjermania të ndryshojë përfundimisht politikën e saj ndaj shtimit të ndikimit turk në rajon.

“Kosova ka qenë nën sundimin osman prej 500 vitesh dhe është ndër vendet më të varfëra dhe të korruptuara të rajonit europian. Republika e Kosovës ka pranuar rreth pesë miliardë euro ndihma nga BE prej Luftës 1999. Këta ndihma do vijojnë me miliona euro deri në 2020 përkundër që shteti nuk është njohur nga pesë vende të BE dhe zyrtarisht nuk është vend kandidat.”

Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk ka liberalizim të vizave me zonën Shengen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat