Ky është mesazhi i ambasadës amerikane për partitë politike

Politika

Ky është mesazhi i ambasadës amerikane për partitë politike

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:52
Logo e ambasades së SHBA-ve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kërkon nga partitë politike të mbështesin kandidatët që janë të pastër nga njolla e korrupsionit.

Zëdhënësja e kësaj ambasade, Michelle Schon, thotë për arbresh se kandidatët duhet të pasqyrojnë popullësinë e Kosovës, përfshirë gratë dhe të rinjtë.

“I kërkojmë të gjitha partive politike të mbështesin kandidatët të cilët janë të lirë nga njolla e korrupsionit dhe të cilët do të pasqyrojnë tërë popullësinë e Kosovës, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë,” është shprehur Shohn.

Ajo ka një thirrje, në ditën kur do të hapjet  foto-ekspozita “Vizionari amerikan: Jeta dhe koha e John F. Kennedy”, e organizuar nga ambasada amerikane në bashkëpunim me bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Shpresojmë që të gjithë kandidatët që përfshihen në listat e partive do të veprojnë në frymën e thirrjes së Kennedy-t për ta bërë punën qeveritare më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit,” është shprehur Shohn.

Ajo nuk ka dashur të komentojë aderimet e fundit të pjesëtarëve të shoqërisë civile nëpër parti politike duke shtuar se “ambasada nuk merr një pozicion gjatë kësaj periudhe parazgjedhore për individë të ndryshëm, parti politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat