Partitë politike në Viti do të garojnë për deputet në parlament me numër të madhe të kandidatëve

Politika

Partitë politike në Viti do të garojnë për deputet në parlament me numër të madhe të kandidatëve

Nga: Aziz Zuka Më: 17 maj 2017 Në ora: 15:47
Kuvendi i Kosovës

Kur tashmë të thuash janë kristalizuar gjërat rreth  formimit të koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet   e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës të cilat do të mbahen më 11 qershor, edhe partitë  politike kanë shtuar angazhimet e tyre në terren, propozuar   emrat  e atyre të cilët do të kandidojnë si deputet në  këto zgjedhje .Kështu, sipas  burimeve tona nga brenda këtyre subjekteve politike në komunën e Vitisë, Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Viti, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit do të ketë 3+2 kandidatë e ata janë  Hasan Alia, Samet Dalipi e Faruk Nura, janë kandidatët të cilët do të garojnë për deputet në parlamentin e Kosovës.  E  emir I katërt  që është nominuar është  Hasan Rashiti nga komuna e Kllokotit , por që mundësi e  hapur mbetet edhe për një kandidatë tjetër nga  lokaliteti më I madhe I kësaj komune Pozharani.

E në ndërkohë  me 3 kandidatë   për deputet  të shpallur në ditën e martë nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti, janë  Nexhmedin Arifi, Skënderbe Hebibi dhe Abdyl Bajrami, gjasat janë të vogla që ky subjekt të mbetet me po këta 3 kandidatë. Kjo vjen si rezultat i koalicionit të mbrëmshëm të subjekteve politike PDK, Nisma dhe AAK, dhe indikacionet çojnë që PDK do të ketë vetëm një kandidatë nga komuna e Vitisë  sepse është e sigurt se nga  1 kandidatë do ta kenë edhe AAK-ja, Nisma .

Merr vesh se në kuadër të koalicionit tashmë të nënshkruar në mes 3 subjekteve politike, as nga radhët e AAK-së  në Viti nuk është konfirmuar që ky subjekt të ketë kandidatë nga kjo komunë, por ka shumë mundësi që Afrim Salihu, kryetari i degës së këtij subjekti të jetë kandidatë.

Ndërkaq, Lëvizja VETËVENDOSJE! pritet që sot pasdite të zyrtarizoj kandidatët e saj për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa bazuar në informacionet tona, Televizionit, AKR akoma nuk ka ndonjë kandidat zyrtar, por sipas të gjitha gjasave Besim Ymeri është njëri ndër kandidatët  për deputet sepse emir I tij është lakuar  më së shumti në këtë subjekt politik, pohojnë burimet në fjalë. Ndryshe Besim Ymeri më parë është deklaruar se ai do të garoj për kryetar komune në zgjedhjet lokale 2017 në Komunën e Vitisë. Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat