Vetëm Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vijave të kuqe të koalicionit me PDK –në. Koalicionet e VV –së, pritet të jenë paszgjedhore dhe pse jo me LDK –Alternativën dhe AKR –në. Ndërkaq, AAK-ja dhe Nisma i janë dorëzuar PDK –së, duke firmosur koalicionin me të, në këmbim të postit të Kryeministrit, që i është lënë kreut të AAK –së Ramush Haradinajt. Ndonëse gjatë gjithë kësaj kohe është folur për një Opozitë të bashkuar, krijimi i koalicionmeve tregoi se interesat personale dhe klanore janë më të fuqishme se interesat e qytetarëve.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Rexhep Selimi, pak ditë ma parë, ka thënë se nuk vjen në shprehje koalicioni dhe bashkëpunimi me PDK-në i cili është shkaktari kryesor i problemëve që ka vendi. “Nuk bëhet ndryshimi duke e ricikluar problemin dhe duke e amnistuar krimin. Ne nuk bëjmë sikur LDK-ja në vitin 2014. Sepse ne e çojmë PDK-në, në opozitë”, është shprehur deputeti Selimi.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)