“Presidentit Thaçi, i dështoi skenari për një Qeveri teknike”?

Politika

“Presidentit Thaçi, i dështoi skenari për një Qeveri teknike”?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 17 maj 2017 Në ora: 16:50
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Sipas analistit politik Rexhep Shahu, në bazë të situatës,  nuk ishte e nevojshme të krijohej një Qeveri teknike. Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se zgjedhjet do të japin zgjidhjen, por nuk ka përjashtuar mundësinë që presidenti Thaçi të përgatis edhe një skenar të tillë.

Pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Ai në konsultim me partitë politike, në takimin e bojkotuar vetëm nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur 11 qershorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme në vend. Analistët politikë dhe njohës të Kushtetutës, kanë thënë se Presidenti Thaçi, ka pasur mundësi që të shmangte shpërndarjen e Kuvendit. Sipas tyre, ai ka mundur që t’u propozonte formim të Qeverisë së Përkohshme apo Teknike partive politike. Duke folur në lidhje me këtë, njohësi i  çështjeve të Kushtetutës Riza Smaka, ka treguar për gazetën “Bota sot”, se Qeveria aktuale, ka rënë në procedurën e mocionit të përcaktuar me nenin 100 të Kushtetutës së Kosovës.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat