Koalicioni i Speciales

Politika

Koalicioni i Speciales

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 17 maj 2017 Në ora: 16:54
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, krahu i luftës janë rrjeshtuar në koalicion parazgjedhorë ,për të garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2016. Por, deri në orët e vona të mbrëmjes së të martës, asnjëra prej partive nuk e pati  konfirmuar një gjë të tillë, derisa u zyrtarizua. Të kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, zyrtarë të lartë të AAK-së, Nismës dhe PDK –së, e kanë mohuar një koalicion të tillë, duke lënë kështu të kuptohet se ata janë përjashtuar nga vendimmarrjet dhe se koalicioni në fjalë është lidhur për interesa të ngushta personale apo klanore.

Së fundmi zyrtari i AAK –së, Ahmet Isufi qe shprehur kundër koalicionit me partitë qeverisëse, ku bënte pjesë edhe PDK –ja, mirëpo pas koalicionit kanë zgjedhur të heshtin. “Ne kemi thënë dhe po themi prapë se me partitë qeverisëse që i kanë shkaktuar të keqe të madhe vendit nuk bëjmë koalicion parazgjedhor. Ne kemi koalicion me Nismën, e po flasim edhe me partitë të tjera opozitare dhe partitë më të vogla”, është shprehur ai, pak ditë më parë.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat