Daka: Vetëvendosje mund të hyjë në listën e LDK-së

Politika

Daka: Vetëvendosje mund të hyjë në listën e LDK-së

Më: 17 maj 2017 Në ora: 18:46
Valdete Daka

Kandidatët e Vetëvendosjes mund të hyjnë në Listën e Koalicionit PDK-AKR, ose anasjelltas. Por, afati për paraqitjen e koalicioneve të përbashkëta ka skaduar.

Kështu ka shpjeguar për gazetarët kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Ajo ka thënë se Vetëvendosje ka mundësi t’i bashkohet Listës së LDK-AKR, por jo të jetë koalicion parazgjedhor.

“Vetëvendosje mund të jetë vetëm pjesë e listës”, ka thënë Daka.

Më herët gjatë ditur, burime të EO, treguan se Vetëvendosje po shqyrton mundësinë do t’i bashkohet listës së LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat