Pse Vetëvendosje i refuzoi koalicionet!?

Politika

Pse Vetëvendosje i refuzoi koalicionet!?

Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:41
Vetevendosje

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të bëhet pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor, edhe pse më parë e kishte ndërruar statusin në KQZ nga lëvizje në parti, me qëllimin e vetëm që të kishte hapësirë të bënte koalicione parazgjedhore.

Nga ajo që kanë mësuar mediat, në negociatat për koalicione parazgjedhore që Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar me partitë tjera, pengesë kryesore ka qenë insistimi që Albin Kurti të jetë i nominuari për kryeministër.

Në takimin e parë dhe të vetmin që ishte zhvilluar në një restorant në Gërmi, në mes të VV-së, AAK-NISMA-së dhe AKR-së, të ndërmjetësuar nga ambasadori William Walker, partia e Ramush Haradinajt ishte shprehur e gatshme për negociata për koalicion parazgjedhor dhe kishte pranuar që kryeministri t’i jepej Vetëvendosjes, por jo Albin Kurtit.

Haradinaj mësohet të ketë thënë që ky post do të duhej t’i jepej dikujt që ka post zyrtar të lartë në parti, siç është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Një prej shkaktarëve për mosarritje të koalicionit LDK-Vetëvendosje, thuhet të ketë qenë sërish nominimi i Kurtit për kryeministër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat