Këta janë kandidatët e LDK-së nga Podujeva të nominuar për deputetë

Politika

Këta janë kandidatët e LDK-së nga Podujeva të nominuar për deputetë

Më: 17 maj 2017 Në ora: 20:40
Isa Mustafa/Agim Veliu

Dega e Lidhjes Demokratike në Podujevë e ka gati listën e të nominuarve për deputetë. 

Mediat mësuan se në listë janë pesë kandidatë ndërsa mungon emri i Shpejtim Bulliqit. 

Vezir Januzi, Agim Kikaj, Liman Beqiri, Florie Besholli dhe Fidan Rekaliu janë të nominuarit e degës së LDK-së në Podujevë për deputetë. 

Këshilli i Përgjithshëm pritet që shumë shpejt të vendosë për emrat final që do të jenë në mesin e kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat