“Presidenti tejkalon kompetencat, në fushatë për PDK-në”?

Politika

“Presidenti tejkalon kompetencat, në fushatë për PDK-në”?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 maj 2017 Në ora: 17:35
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, së fundmi ka folur për bisedimet me Serbinë duke ia atribuuar vetes meritat për udhëheqjen e bisedimeve si dhe duke përmendur rastin e ndalimit të trenit dhe murin në veri. “Kosova e di që Serbia ka plan për ndarje të Kosovës, dhe e pret momentin. Por, e theksoj përsëri kurrë ai moment për Serbinë nuk do të vijë. Prandaj, ka qenë fillimisht provokimi me tren. Një tren i dhuruar nga Rusia, me parulla “Kosova është Serbi”.

Hapi tjetër ka qenë ndërtimi i murit, hapi tjetër futja e paramilitarëve në Veri të armatosur dhe  krijimi i  realitetit  të ndarjes së Kosovës. Por, e theksoj se është fat që falë vendosmërisë sonë treni është ndalë me dhjetëra kilometra larg kufirit me Kosovën”, ka thënë Thaçi për mediet e huaja. 

Kjo deklaratë e Presidentit në prag të nisjes së fushatës zgjedhore, nga njohësit e rrethanave politike po konsiderohet si fushatë elektorale.  Ndonëse ka rol unifikues, analistët vlerësojnë se Presidenti Thaçi, prapë se prapë nuk mund ta harrojë dhe të mos e përkrahë partinë, të cilën e drejtoi që nga themelimi i saj. Ndërsa këshilltari  presidentit të Thaçit, Artan Behrami nuk është përgjigjur në lidhje me këtë çështje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat