Zgjedhjet, nuk i shpëtojnë të inkriminuarit e politikës nga Specialja

Politika

Zgjedhjet, nuk i shpëtojnë të inkriminuarit e politikës nga Specialja

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 19 maj 2017 Në ora: 16:26
Selia e Gjykatës Speciale, Holandë

“Në fakt, mbajtja e këtyre zgjedhjeve në një kohë kur tani gjithçka i duhej më shumë Kosovës, se zgjedhjet dhe sigurisht që një arsye e madhe e ka shtyrë kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për t’i bërë lajka Gjykatës Speciale. Ky është qëllimi. Natyrisht që duke u bazuar në rregullore, do t’i shtyjnë arrestimet e mundshme që akoma nuk dihet se kush do të jetë, përpos spekulimeve. Ajo që dihet është se Gjykata Speciale u ka futur frikën në palcë, sidomos atyre që potencialisht mund të kenë bërë ndonjë shkelje ligjore apo ndonjë krim të çfarëdo natyre”, ka thënë Jeton Kelmendi.

Pas mocionit opozitar të mbështetur nga PDK –ja, për rënien e Qeverisë, u vendos  që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 11 qershor. Për këtë janë bërë edhe koalicionet parazgjedhore dhe pritet fillimi zyrtarisht i fushatës parazgjedhore.  Por, pyetja shtrohet se sa mund të ndikojnë zgjedhjet në proceset e Gjykatës Speciale, e cila pritet të fillojë punën së shpejti, dhe  e nga e cila nuk ka imunitet askush?  Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se zgjedhjet nuk ndikojnë absolutisht asgjë në punën e Gjykatës Speciale. “Gjykata Speciale i ka punët e veta dhe nuk kanë kurrfarë ndikimi zgjedhjet e 11 qershorit e as nuk ka asnjë ndikim as pritja pas zgjedhjeve, formimi i Qeverisë së re të Kosovës".

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat