Çlirimi i dytë i Kosovës në qershor

Politika

Çlirimi i dytë i Kosovës në qershor

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 19 maj 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të  federatës Jugosllave. Në vitin 1990, Kosova u shpall Republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 -s i dhanë fund gjenocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Pas  çlirimit, qytetarët e Kosovës, ishin me shpresë se ditë më të mirë për ta do të vinin.

Me entuziazëm  dhe me përkrahjen e ndërkombëtarëve i kaluan të gjitha hapat, shpallën pavarësinë dhe realizuan një sërë nismash, që përcaktuan themelet e shtetit të Kosovës. Mirëpo, askush se kishte menduar, se edhe në liri do të ishin të pushtuar. Të pushtuar nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe plaçkitjet. Askush se kishte menduar se në emër të luftës për liri, Kosova, do të shndërrohej në vatër të krimit të organizuar që  burimin e ka në institucionet e shtetit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat