Nisma: Lista e kandidatëve përmbyllet në orën 24:00

Politika

Nisma: Lista e kandidatëve përmbyllet në orën 24:00

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:14
Nisma

Subjekti politik Nisma për Kosovën ende nuk ka finalizua listën me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sekretari organizativ i Nisma-s, Enver Hoti bëri të ditur se lista e kandidatëve përmbyllet sonte në orën 24:00. Ai nuk tregoi se kush janë kandidatët, sepse sipas tij, mund të ketë ndryshime.

Në bazë të marrëveshjes që ka sy subjekt në koalicion me PDK, AAK për zgjedhjet e parakohshme, lista e Nisma-s do të jetë në garë me 15 kandidatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat