Reja e gazetarit, kandidate e AAK-së për deputete

Politika

Reja e gazetarit, kandidate e AAK-së për deputete

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:45
Valentina Bajrami dhe Ramushi

Derisa kanë mbetur edhe pak orë deri te finalizimi i listave për kandidatë për deputetë, nga partitë politike, tashmë janë mësuar disa nga emrat.

Një nga kandidatet për deputete në Kuvendin e Kosovës, është edhe Valentina Bajrami e cila do të garojë nga AAK me koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Lajmin për kandidimin e Bajramit, e ka dhënë vjehrri i saj, gazetari i RTK’së Asllan Bajrami.

Korespodenti i RTK’së nga Tirana, ka treguar për përgatitjen profesionale të resë së tij Valentina Bajrami.

Ja postimi i tij i plotë

Valentina Bajrami, e shkolluar në Zvicër dhe Universitetin e Prishtinës, në rrugëtimin e saj në fushën e marrëdhënive ndërkombëtare, është përfshirë në listën e AAK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës. AAK bashkë me PDK-në dhe NISMEN për Kosovën, duke afruar pranë tyre profile kuadrosh të specializuar, bëjnë të shpresojmë për një Kosovë më të zhvilluar në çdo fushë të jetës, për një përafrim dhe përbashkim mendimesh, projektesh dhe vizionesh, ku secili të bëhet pjesëmarrës dhe kontribues i së ardhmës së ndritur të Kosovës sonë të shtrenjt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat