Kë e sheh Avdullah Hoti rival, Ramush Haradinajn apo Albin Kurtin?

Politika

Kë e sheh Avdullah Hoti rival, Ramush Haradinajn apo Albin Kurtin?

Më: 19 maj 2017 Në ora: 22:32
Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga koalicioni mes LDK-AKR-Alternativa, në emisionin Komiteti, ka folur për kandidatët tjerë në garën për të parin ekzekutivit në zgjedhjet e 11 qershorit. Hoti ka treguar se kë sheh ai si rival mes të nominuarit të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, dhe Albin Kurtit nga Vetëvendosje.

Hoti ka treguar se nominimi I tij nuk dihej më parë, ndërsa Istogu ishte vendi ku e kuptoi edhe vetë se ishte i përzgjedhuri i Lidhjes Demokratike, përkatësisht, kreut të saj, Isa Mustafa, për kandidim.

Kandidati i LDK’së ka për kryeministër ka bërë të ditur se ai do të jetë bartës i listës së deputetëve nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, të cilin ai e quan koalicioni i djathë.

Hoti ka vazhduar kritikat ndaj partnerit qeverisës në mandatin e kaluar, Partinë Demokratike, duke shprehur dëshirën që kjo parti të përbëjë opozitën pas 11 qershorit. Hoti, i pyetur për kundërkandidatin e tij, Ramush Haradinaj, bartësi i listës së LDK’së është përgjigjur shkurt duke thënë se Haradinaj nuk do të jetë kryeministër.

Ndërsa, Hoti kandidatin e Vetëvendosjes, nuk është shprehur se e sheh si rival dhe se ky i fundit do të paraqes ndonjë pengesë në arritjen e synimit të tij për të fituar zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat