E konfirmon Limaj: Do të jem pjesë e Qeverisë

Politika

E konfirmon Limaj: Do të jem pjesë e Qeverisë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 23:17
Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma do ta ketë vendin meritor në qeverinë e ardhshme qe sipas tij do të drejtohet nga Ramush Haradinaj.

I pari i Nismës për Kosovën ka thënë se rastet e tij gjyqësore janë në përfundim e sipër duke shtuar de do të jetë pjesë e qeverisë.

Limaj në Tv Dukagjini ka thënë se në qeverisjen e ardhshme do të ketë çkapje te shtetit dhe reforma fiskale.

Limaj poashtu ka thënë se AAK e Nisma nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tanishëm për asociacionin dhe demarkacionin

Në bazë të marrëveshjes mes PDK-së AAK-së dhe Nismës, kësaj të fundit i takon posti i zv/kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat