Në listën zgjedhore të deputetëve të LDK-së, mbesa e vëllëzerve Geci, Fitorja

Politika

Në listën zgjedhore të deputetëve të LDK-së, mbesa e vëllëzerve Geci, Fitorja

Më: 20 maj 2017 Në ora: 03:06
Fitore Geci

Njëra nga vajzat e shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, bastion i paepur i Rugovizmit në Drenicë Fitore Geci, i është rrekur politikës, dhe në zgjedhjet e qershorit keni rastin ta votoni për deputete.

Fitorja është një aktiviste e devotshme e LDK-së, ndërsa me profesion është arsimtare në shkollën “Ibrahim Rugova” në Kastriot (ish Obiliq), me master në menaxhim të arsimit.

Ajo ka hyrë në listën e LDK-së për deputete, dhe ajo ka edhe mbështetjen  shtatë vëllezërve të njohur Geci, ndikimi i të cilëve është i madh në votuesit e LDK-së.

Mësohet se Fitorja ka hyrë në listë dhe u përkrah nga dega e dytë, ku ajo vepron, edhepse është përfolur se Baci Lil i LDK-së ishte kandidat për të hyrë në listën për deputet, ai ia ka lëshuar rrugën dhe e ka përkrahë të bijën. Në pamundësi për ta kontaktuar njërin nga vëllezërit Geci, merret vesh se Fitorja e fillon garën me perkrahjen e të gjithëve, ndërsa mbështetjen më të madhe e ka pasur nga Gani Geci, xhaxhai i saj, i cili e respekton dhe nderon shumë, ishte iniciator që ajo ti hynte garës për zgjedhjet nacionale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat