LDK reagon: Avdullah Hoti nuk ishte pjesë e partisë së përmendur

Politika

LDK reagon: Avdullah Hoti nuk ishte pjesë e partisë së përmendur

Më: 20 maj 2017 Në ora: 15:13
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar sot në media media se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hoti ishte pjesë e PReK-ut, parti kjo e udhëhequr nga Bujar Bukoshi.

LDK përmes një komunikate për media, sqaron se pjesë e partisë së Bukoshit kishte qenë një Avdullah tjetër që mban të njëjtin mbiemër me kandidatin për Kryeministër, por që ai thuhet të ketë qenë me profesion mjek.

“Lidhja Demokratike e Kosovës bën të ditur se z. Avdullah Hoti aktivitetin e  tij politik e ka filluar në vitin 2006, si pjesë e LDK-së, ndërsa personi për të cilin flitet e ka të njëjtin emër dhe mbiemër, por është tjetër dhe me profesion mjek“, thuhet në komunikatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga mediet që të jenë korrekte dhe që lajmet të verifikohen konform stndardeve më të larta të gazetarisë, sidomos në këtë fazë, kur po i afrohemi fushatë parazgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat