Alternativa publikon marrëveshjen me LDK-në

Politika

Alternativa publikon marrëveshjen me LDK-në

Më: 20 maj 2017 Në ora: 17:01
LDK - Alternativa gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

Tani që kanë mbetur edhe 3 javë deri në datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pothuajse gjithçka është gati.

Partitë e mëdha, PDK e LDK kanë zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore, ndërsa partia Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të mos bëjë koalicione dhe në këto zgjedhje të garojë e vetme.

LDK bëri koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe me subjektin e ri politik në vend, Alternativën e Mimoza Kusarit, por që kushtet mbi të cilat u arritën këto marrëveshje ishin të panjohura.

Megjithatë, Alternativa e ka publikuar këtë marrëveshje për të qenë sa më transparent me publikun.

“Marrëveshja për parimet qeverisëse dhe e koalicionit parazgjedhor në mes të Alternativës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thotë ky subjekt politik në faqen e vet në Facebook.

Më poshtë ju sjellim të plotë këtë marrëveshje:

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat