Ja si i përgjigjet anëtarja e LDK-së akuzave të VV-së ndaj Avdullah Hotin

Politika

Ja si i përgjigjet anëtarja e LDK-së akuzave të VV-së ndaj Avdullah Hotin

Më: 20 maj 2017 Në ora: 22:55
Hykmete Bajrami

Anëtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ata si parti por edhe si koalicion me AKR-në dhe Alternativën nuk do të merren me individë dhe deklarimet e tyre.

Këtu ajo është lidhur me ato që thonë anëtarët e Vetëvendosje, për kandidatin e tyre për kryeministër, Avdullah Hotin.

“Nuk pres prej Vetëvendosjes të thotë ata se Avdullah Hoti është i mirë”, ka thënë Bajrami në Magazina Zgjedhore.

“Ne nuk do të merremi me epitete, fyerje dhe gjëra të tjera – kjo nuk është në natyrën tonë”, ka theksuar ajo.

Më tej Bajrami ka deklaruar se besojnë që pavarësisht bindjes politike qytetarët duhet të jetojnë në harmoni më njëri-tjetrin.

“Ne jemi kundërshtar, do të punojmë më të gjithë mekanizmat që të fitojmë – kështu kemi punuar edhe me listën që të jetë sa më kualitative”, ka shtuar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat