Çfarë i kishte thënë Haradinaj Dacit para se të bënte koalicion me presidentin Rugova?

Politika

Çfarë i kishte thënë Haradinaj Dacit para se të bënte koalicion me presidentin Rugova?

Më: 21 maj 2017 Në ora: 00:20
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhad Daci ka rrëfyer për herë të parë letrën që Ramush Haradinaj i kishte dërguar atij që Haradinaj të bëhet kryeministër i Kosovës në vitin 2004.
Daci ka thënë se Haradinaj i kishte dërguar një letër ku thuhej se nëse nesër nuk e prezanton Ibrahim Rugova koalicionin me AAK-në dhe Haradinajn për kryeministër ai do të i bashkohej krahut të luftës.

“Më dërgon mua një letër të ënjtën, dhe më thotë se në qoftë se nesër të premten në konferencën për shtyp nuk e pranon Rugova nominimin tim për kryeministër unë do të i bashkohem krahut të luftës”, rrëfen Daci.

Por Daci për letrën dërguar nga Haradinaj nuk i kishte treguar asnjëherë ish-presidentit e tëra që i kishte thënë është se ai ka informacione se Haradinaj do të i bashkohet krahut të luftës andaj duhet të zyrtarizohet qysh nesër Haradinaj për kryeministër.

“Unë i besova dhe i kërkoj menjëherë takim Rugovës sepse e kisha edhe afër, nesër duhet ta deklaroni koalicionin. Rugova tha se nuk do partia dhe qysh prof kaq shpejt. Unë i kamë informatat që ai do të shkoj në krahun e luftës”, i kishte thënë Daci Rugovës.

Daci ka rrëfyer se si kur ishte zyrtarizuar Haradinaj për kryeministër i kishin kërkuar ati që ai nuk mund të jetë kryeministër pasi ai pas pak do të shkoj në Hagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat