Surdulli i përgjigjet Jakup Krasniqit: Siguria kombëtare rrezikohet nga të padijshmit

Politika

Surdulli i përgjigjet Jakup Krasniqit: Siguria kombëtare rrezikohet nga të padijshmit

Më: 21 maj 2017 Në ora: 13:17
Shaip Surdulli

Kryetari i Degës së LDK’së në Kamenicë, Shaip Surdulli ka thënë se siguria kombëtare rrezikohet vetëm atëherë kur Shtetin e udhëheqësin njerëzit e padijshëm.

Në këtë mënyrë, Surdulli i ka reaguar Jakup Krasniqi, i cili një ditë më parë tha se koalicioni me PDK’në u bë pasi ishte në rrezik siguria kombëtare. 

“Siguria kombëtare rrezikohet vetëm atëherë kur shtetin e udhëheqin njerëz të padijshëm dhe njerëz që e kontestojnë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Surdulli në FB. 

Zyrtarët e LDK’së po e quajnë koalicion të territ lidhjen parazgjedhore të AAK’së me PDK’në. Madje, disa kanë nisur ta quajnë edhe koalicion i pasluftës dhe i komandantëve. 
Edhe në këtë reagim, Surdulli ka thënë se zyrtarët e LDK’së i dallon prej të tjerëve për shkak të përditjes dhe kualifikimit. 

“Kosova ka nevojë të udhëhiqet me njerëz të kualifikuar, të ndershëm e punëtor. Ekipa e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e pasur me vlera akademike dhe politike”, ka thënë  ish kreu i Kamenicës.

Këto akuza ndërmjet zyrtarëve të dy partive më të mëdha në Kosovë po bëhen pasi prishën koalicionin e ndërtuar në vitin 2013. 

Tash, LDK është duke kërkuar votën për të mbetur në pushtet, edhe më ndihmën e AKR’së e Aletrnativës. 

Kurse, PDK ka vendosur të kërkojë votën, për 11 qershor, për ta bërë Ramush Haradinajn Kryeministër në një listë zgjedhore bashkë edhe me NISMA’në për Kosovën. 

Në zgjedhjet e fundit, PDK kishte dalë partia e parë, LDK e dyta, Vetëvendosje e treta, AAK e katërta, ndërsa NISMA e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat