Ahmeti i kundërpërgjigjet ashpër zyrtarit të PDK’së që kërkoi ‘çrrënjosjen e VV-së’

Politika

Ahmeti i kundërpërgjigjet ashpër zyrtarit të PDK’së që kërkoi ‘çrrënjosjen e VV-së’

Më: 21 maj 2017 Në ora: 13:28
Shpend Ahmeti

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur zyrtarit të PDK’së, Gani Kocit, i cili kërkoi ‘ilaç për çrrënjosjen e Lëvizjes Vetëvendosje’.

Ahmeti tha se Vetëvendosje është i vetmi subjekt që ka shënuar rritje.

“Ne kemi mbjellur farën  e zhvillimit e cila po tregon rezultate, e që s’mundet ta çrrënjos askush. Nuk ka hajna që çrrënjosin Lëvizjen Vetëvendosje” tha Ahmeti.

Më tej ai tha se vetëm Vetëvendosje do të mund të çrrënjosë farën e krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat