Kurti: Vetëvendosje në prag të fitoreve të reja

Politika

Kurti: Vetëvendosje në prag të fitoreve të reja

Më: 21 maj 2017 Në ora: 14:07
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se janë në prag të fitores, dhe se zgjedhjet do të sjellin ditë të mira për këtë vend.

 “Jemi në prag të fitoreve të reja. Ne nuk bashkëpunojmë me të tjerët për të keqën e këtij populli. Pushteti në Kosovë i ka ndarë e i ka përqarë njerëzit, kurse i ka bashkuar të korruptuarit dhe kriminelët. Ne duhet t’ia shërojmë plagët këtij popullit. Dhe për këtë kemi edhe dijen edhe guximin dhe imagjinatën edhe dijeninë”, ka thënë Kurti gjatë kësaj konferenve.

Kurti, konsideron se populli i Kosovës po e dëshiron më shumë se kurrë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Populli po na don si asnjëherë më parë. 11 qershori është dita e popullit, dita e fitores. Ne duhet të fitojmë se kështu fiton populli i cili ka vuajtur shumë.”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat