Hoti: Premtimet tona bazohen në analiza ekonomike

Politika

Hoti: Premtimet tona bazohen në analiza ekonomike

Më: 21 maj 2017 Në ora: 17:56
Mustafa dhe Hoti në Lipjan

Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një tubim zgjedhor në Lipjan ka shprehur bindjen se koalicioni LDK-AKR do t’i fitojë zgjedhjet.

Mustafa tha se kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, është një njeri që nuk ndikohet nga vendet fqinje.

Kurse, Hoti lavdëroi shefin e tij të deritanishëm, Isa Mustafa.

“Ai ka bërë mrekulli”, tha Hoti duke ka premtuar se do ta dyfishojnë edhe buxhetin e Lipjanit. “Këto premtime janë të bazuara në analiza ekonomike; nuk janë vetëm fjalë”.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kandidatja e LDK-së për deputete, Vjosa Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat