PDK-ja, partia e kulisave, iu tremb çkapjes së shtetit

Politika

PDK-ja, partia e kulisave, iu tremb çkapjes së shtetit

Dafina Xhemaj Nga Dafina Xhemaj Më 21 maj 2017 Në ora: 18:35
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” , Kryeministri Isa Mustafa, ka zbuluar arsyen, se përse u tërhoq nga kandidatura për Kryeministër. Sipas të njëjtit nuk do diskutim së Kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të jetë Avdullah Hoti, pavarësisht se ka kandidatë që kërcënojnë e shantazhojnë punëtorët e administratës shtetërore, që kërcënojnë partneritetin strategjik me SHBA-të dhe BE-në, që kanë hequr dorë nga liberalizimi i vizave e që rrezikojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Mustafa ka nënvizuar, mangësitë që po përshkojnë këtë proces zgjedhorë e që është mungesa e reformës zgjedhore. Sipas të njëjtit, ata që  bënë koalicion nën panik, pak para mesnatës, nuk ishin të interesuar për reformë, pasi ata donin ta çonin vendin në zgjedhje, duke e ditur që rënia e tyre është e madhe, ndaj po përpiqen të shpëtojnë çka mund të shpëtohet.

Bota sot: Z. Kryeministër, cilat janë synimet  juaja si parti, sa është e përgatitur LDK-ja për këto zgjedhje. Jeni tërhequr nga kandidati për Kryeministër, dhe a mendoni se në këtë garë zgjedhore do të konkurohet me njerëz që nuk janë nën hetime?

Kryeministri Mustafa: Synimet tona të padiskutueshme janë fitorja plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit, vazhdimi i reformave të udhëhequra nga Qeveria e kryesuar nga LDK-ja dhe ç’kapja përfundimtare e shtetit nga e keqja, proces që ne e kemi nisur dhe ne do ta përfundojmë.  Tashmë, është e qartë se Kryeministër i Republikës së Kosovës do të jetë Prof. Dr. Avdullah Hoti. Ndryshe nga dy pretenduesit tjerë, që mbahen mend vetëm për “m’the, t’thashë”, Avdullah Hoti ishte prijës i dikasterit shumë të suksesshëm në Qeverinë e Kosovës, Ministrisë që bëri reforma epokale fiskale dhe në financat e Kosovës, që e bëri Kosovën partner të padiskutueshëm të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i siguroi vendit qasje në financat globale, që e vuri në binarë Doganën dhe ATK-në, që i dha vendit Buxhet mbi 2 miliardë euro.  Ndërkaq, në anën tjetër, kemi    Sa i përket personave nën hetime, ne do të zbatojmë ligjet. Nuk do të kandidojmë njerëz që janë dënuar më herët për vepra të rënda penale.  LDK është e pastër si loti!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat