Koalicioni i panikut

Politika

Koalicioni i panikut

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 maj 2017 Në ora: 18:43
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Ende nuk dihet se çfarë po fshihet prapa tërheqjes së Kadri Veselit nga kandidatura për kryeministër, meqë dihet se me çfarë euforie PDK-ja dhe vetë Veseli kishin promovuar këtë post ditëve të fundi.  Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se PDK-ja, po kërkon ta eliminojë Ramush Haradinaj, me skenarin e  saj të mundshëm, pasi sipas tyre Kadri Veseli po luan brenda oborrit të interesave të Thaçit. 

Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi ka thënë, se PDK-ja nëpërmjet marrëveshjes me AAK-në, po maskon veten sepse kuotat e saj politike janë të konsumuara.  Sipas tij, kjo marrëveshje është i vetmi marifet që mund të mbajë PDK si pjesë e pushtetit. 

“Ata kanë varësi ndaj pushtetit dhe e ndërtojnë çdo gjë mbi pushtet dhe jo mbi moral politik stabil dhe vizionar,pra nuk i përballojnë dot emocionet që të jep pushteti.Kam përshtypjen se edhe në se do të jetë fitues ai koalicion nuk do të zgjasi shumë dhe do të ketë fatin e koalicionit qeveritar që sapo është rrëzuar. Mbrapa kuintave të PDK –së, qëndron Hashim Thaçi i cili nuk mendon se është larguar nga politika.Thaçi ka ambicien e rikthimit në krye të PDK –së, mbas Presidencës prandaj Veseli luan brenda oborrit të interesave të Thaçit”, ka thënë Roshi.

Njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu ka verësuar, se PDK e sheh larg se nuk e ka besueshmërinë morale. 

Sipas tij, PDK-ja  e nuhat këtë gjë, sepse nuk e ka besueshmërinë morale për shkak të të bëmave të njerëzve të saj në pasluftë, prandaj dhe ka thirrur argat Ramush Haradinaj, i cili ka autoritet moral si Ramushi i luftës dhe si Ramush kryeministër.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat