LDK reagon ndaj spotit të PDK-së: Bateritë e reja kanë prodhuar lakmi për zhvatje të pasurisë

Politika

LDK reagon ndaj spotit të PDK-së: Bateritë e reja kanë prodhuar lakmi për zhvatje të pasurisë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 20:26
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj një spoti televiziv të PDK-së i cili u shpërnda në rrjetet sociale.

Në atë spot LDK-ja paraqitej si parti e vjetër, kurse Vetëvendosja si parti e cila shkatërron gjithçka, transmeton lajmi.net

LDK pretendon se ai spot është realizuar nga taksapaguesit kosovarë, kurse ata pretendojnë se bateritë i kanë mbaruar PDK-së.

“Një spot televiziv, si duket i përgatitur përpara lidhjes së koalicionit të mesnatës me paratë e taksapaguesve kosovarë, është shpërndarë sot nëpërmjet mediave sociale. Kujt i janë mbaruar bateritë, ka treguar më së miri, “tërheqja taktike” prej qeverisë dhe dorëzimi i “Fillimit të ri” mesnatën e frikës prej humbjes përfundimtare të pushtetit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Bateritë e reja të tyre kanë prodhuar lakmi të pafund për zhvatje të pasurisë, që është provuar me skandale keqpërdorimi si ai i PTK-së apo tenderi i pasaportave. Qytetarët e Kosovës do të thonë fjalën e tyre më 11 qershor”, përfundon komunikata e LDK-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat