Haradinaj, keqpërdor emrin e Presidentit Rugova për apetitet e tij politike

Politika

Haradinaj, keqpërdor emrin e Presidentit Rugova për apetitet e tij politike

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 22 maj 2017 Në ora: 18:42
Ramush Haradinaj

 “Këta janë personat e njëjtë, për të cilët e kemi memorien shumë të freskët, se çfarë ka ndodhur kur ka qenë Presidenti gjallë dhe çfarë fyerjesh i kanë bërë. Të njëjtit janë munduar të përfitojnë edhe me vizitat kur i kanë bërë te varri i tij dhe bëhen edhe sot. Por, unë konsideroj, se elektorati i LDK-së, është shumë i vetëdijshëm dhe nuk mundet ta manipulojë as ai, as kushdo qoftë”, ka thënë Besa Gaxherri.

Ramush Haradinaj, i cili po pretendon të bëhet Kryeministër i vendit, pasi mori mbështetjen nga PDK-ja, tha se do të punoj me besimin e dhënë në luftë dhe besimin e dhënë nga Presidenti i ndjerë  Ibrahim Rugova.  “Të dashur qytetarë, besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftëtarët edhe te populli im. Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder” , ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.   

Nuk është hera e parë që Haradinaj, thirret në emrin e Presidentit historik  Ibrahim Rugova, me të cilin kishte lidhur koalicion në vitin 2004 dhe ishte bërë Kryeministër.

Por, njohësit e çështjeve politike si dhe vetë përfaqësuesit e LDK-së, konsiderojnë se koalicioni  i LDK-së me AAK-në në vitin 2004 ishte “i zorit”, dhe jo sepse Presidenti Rugova kishte besim të madh në Haradinajn.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat