Kryetari Mustafa: Fitorja në zgjedhjet e 11 qershorit vitale për të ardhmen e vendit

Politika

Kryetari Mustafa: Fitorja në zgjedhjet e 11 qershorit vitale për të ardhmen e vendit

Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:41
Gjatë takimit, u bisedua për mobilizimin e plotë të kësaj dege të fuqishme të LDK-së në Prishtinë për këto zgjedhje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 qershorit, mori pjesë sot në takimin me kryesinë e Degës së I-rë të LDK-së në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e nëndegëve, të Forumit të Gruas dhe të Forumit të Rinisë.

Gjatë takimit, u bisedua për mobilizimin e plotë të kësaj dege të fuqishme të LDK-së në Prishtinë për këto zgjedhje.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur vlerësimet më të larta për këtë degë të fuqishme të partisë në nivel vendi, e cila ka dhënë mbështetje të vazhdueshme në fitoret e LDK-së.

Kryetari Mustafa theksoi rëndësinë që ka për të ardhmen e vendit fitorja e Koalicionit të shpresës, sidomos në zhvillimin ekonomik të vendit, në ç’kapjen përfundimtare të shtetit nga e keqja dhe integrimin e Kosovës në BE.

Duke parë mobilizimin e Degës së I-rë të LDK-së në Prishtinë dhe të gjitha degëve tjera, kryetari Mustafa, tha po ashtu se Kosova do të ketë rastin që përmes qeverisjes së koalicionit të shpresës të transformohet dhe të zhvillohet në të gjitha aspektet.

Përfaqësuesit e strukturave të Degës së I-rë të LDK-së në Prishtinë, theksuan angazhimin e tyre maksimal për fitore plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat