PDK-ja “sulmon” kundërshtarët politikë me fëmijë!

Politika

PDK-ja “sulmon” kundërshtarët politikë me fëmijë!

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 maj 2017 Në ora: 11:57
Skena me femijë nga video e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, si çdo herë zgjedh të gjitha mënyrat e mundshme për të bërë fushatë elektorale, nganjëherë edhe duke përdor fëmijët në spote të ndryshme politike.

Partia e cila çdo herë i mbulon dështimet e veta në një mënyrë apo tjetër, të njëjtën gjë e ka bërë edhe tash, kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. PDK ka publikuar një videospot në kanalin e saj në youtube, e ku në atë video ajo e ka portretizuar LDK-në si parti që s’merr vendime dhe sipas tyre ky është fillimi i një fushate të re në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit. 

Spoti i saj ka për protagonist një fëmijë me një makinë lodër, të cilës nuk i funksionojnë bateritë.  E makina e djaloshit funksionon vetëm kur i ndërron bateritë me mbishkrimin e PDK-së.

Mesazhi i PDK-së duket paksa i paqartë, meqenëse është vet bateria “PDK” ajo me të cilën ka operuar Kosova deri më tani dhe gjitha dështimet shkojnë tek kjo parti e cila e luan rolin e shpëtimtarit të Kosovës.

Gjest i ulët nga PDK-ja

Analistët politikë e shohin një veprim të tillë si tepër të ulët dhe aspak parimorë. Ali Hertica, analist politik,  ka thënë se  PDK-AAK-NISMA ka lansuar një spot parazgjedhor, ku përmes disa baterive më logo të partive politike, ka ‘sulmuar’ kundërshtarët partiakë.

Image
Ali Hertica

““Fillimi i ri” apo fillimi i mesnatës se frikës ka filluar më spot ku vërtetë është për trupësi të merret fëmija si qellim i fushatës zgjedhore, kur kjo parti nuk i ka pas vizion dhe synim të rregullimit te jetës për fëmijë fare hiq , Ku sot fëmijët me aftësi të kufizuar më një shpresë të vockël dulen në shesh duke protestuar për një jetë me të mirë pa bateria, ku bateritë e “reja” të tyre kanë prodhuar lakmi të pafund për zhvatje dhe shumë skandale të pasurisë, që është provuar më skandale keqpërdorimi si ai i PTK-së apo tenderi i pasaportave, dhe tani të merren për spote fëmijësh është një hipokrizi e pa precedanc por tek ne merret çdo gjë vetëm për ta realizuar qëllimin”, ka thënë Hertica ne një deklaratë të dhënë për “Bota Sot”.

Keqpërdorimi i fëmijëve

Keqpërdorimi i fëmijëve nga partitë politikë për fushatë elektorale  shihet si mjaft shqetësues dhe jo etik shihet edhe nga organizatat për mbrojtjen e fëmijëve.

Donjeta Kelmendi nga KOMF ka thënë për “Bota sot” se koalicioni i tyre kanë nxjerrë një raport ku konsideron se shfrytëzimi i fëmijëve gjatë fushatës elektorale është shqetësues dhe jo etik.

Në raport thuhet se Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF, e konsideron shqetësues dhe jo etike shfrytëzimin e fëmijëve gjatë fushatës elektorale në aktivitete propaganduese parazgjedhore, që mund të nxisin politizim, konflikte dhe dhunë mes bashkëmoshatarëve, paragjykime apo stigmatizim të fëmijëve në raste të caktuara.

Image
Donjeta Kelmendi

Më tej, KOMF apelon tek institucionet vendore e posaçërisht tek subjektet politike, të cilat janë në fushatë elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit 2017, që të mos i shfrytëzojnë fëmijët për aktivitetet e tyre zgjedhore.

Po ashtu në raportin e  Koalicionit i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë thuhet se Shfrytëzimi i fëmijëve për fushatë elektorale është shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe bie në kundërshtim me interesin më të mirë të tyre.

Sipas këtij raporti, shkelje edhe më e rëndë është ndërprerja e procesit mësimor për përfshirje të fëmijëve në fushatë elektorale të partive politike. Përgjegjës në parandalimin dhe ndalimin e politizimit të fëmijëve janë: prindërit, partitë politike, KQZ, MASHT, DKA-të dhe shkollat.

Shkelje e të drejtave të njeriut

Kurse për analistin politik Jeton Kelmendin,  kjo është shkelje e të drejtave të njeriut e sidomos nëse në fushata përfshihen fëmijët.

Image
Jeton Kelmendi

“Jemi dëshmitar se në këto zgjedhje dhe jo vetëm në këto por tek të gjitha zgjedhjet ka pasur shkelje nga partitë politike të procedurave dhe etikes zgjedhore, kështu se pari duke përdorur moshat e vogla në fushata zgjedhore dhe mendoj se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe një abuzim më fëmijët prandaj duke e lidhur çështjen më spotin qe Partia Demokratike e beri I ngjante një fushate elektronike pak a shumë pasi që në atë fushatë u përdor fëmija dhe si e tillë ka një kuptim dhe në fushën normale nuk do të ishte asgjë nëse atë do ta bënte një I rritur por kemi një rast të fëmijët dhe se fëmijët nuk duhet të përdoren në asnjë rrethanë për fushata”, ka thënë Kelmendi, duke kërkuar që fëmijët të respektohen dhe të drejtat e tyre mos të shkelen në mënyra të tilla.

PDK, e gatshme për çdo gjë

Image
Shkodran Hoti

Në spotin publicitar të Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Lëvizja Vetëvendosje paraqitet si zjarrvënëse, bateritë e së cilës e djegin tërësisht lodrën e veturës.

Shkodran Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Përdorimi i fëmijëve ne spote zgjedhore si ne rastin e PDK-se, është i papranueshëm sepse është ne kundërshtim me ligjin dhe është njëkohësisht jo etik.

“Veprimet e tilla nga kjo parti tregojnë se kjo pari është ne gjendje te beje çdo gjë për pushtet, pra edhe te abuzoje me fëmijët. Natyrisht që veprimi i tillë do të duhej të ndëshkohej, por para se gjithash, kjo parti do të duhej që ndëshkimin kryesor dhe më të madh ta marre më vote, në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka përfunduar Hoti.

Në lidhje më ketë ne kemi kërkuar edhe një prononcim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, se a mund të dënohet PDK-ja për veprime të tilla.  Por një bisedë më ta ka qenë e pa mundur pasi që nuk janë përgjigjur fare ne telefon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat