“Kadri Veseli, sinonimi i nëntokës që po synon të vij në pushtet”

Politika

“Kadri Veseli, sinonimi i nëntokës që po synon të vij në pushtet”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 maj 2017 Në ora: 17:05
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli

“Mbase Kadriu po harron se partia të cilën e udhëheq është  që 10 vjet në  pushtet, për këto dhjetë vjet ka katandisur këtë vend në greminë, iu ka vrarë ëndrrat fëmijë dhe na i ka abortuar shpresat. Këta që kanë  vjedhur edhe në  varreza të dëshmorëve, kanë  vjedhur edhe në ilaçe të fëmijëve edhe në shkumësa të nxënësve, këta do e ndërtojnë ardhmërinë ...jo asnjëherë. Kadriu është  sinonim i krimit, korrupsionit dhe nëntokës që edhe sot po udhëheq shtetin” ka thënë analisti Faton Mehmeti.

Ka mbetur më pak se një muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kurse fushatat parazgjedhore kanë filluar që moti. Përmes videove të ndryshme, përmes pankartave vendosur në rrugë të ndryshme të vendit, por edhe përmes vizitave nëpër vendet e ndryshme të Kosovës,  duke kërkuar përkrahjen nga elektorati, partitë politike tashmë kanë hyrë në fushatën para zgjedhore.

Një fushatë “e fshehur” ishte bërë edhe para rrëzimit të qeverisë. Kishte qenë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ai i cili pothuajse që nga fillimi i vitit 2017 kishte filluar me daljen e tij në terren, duke e quajtur kështu “turi i dëgjimit”.

Kurse, pas rrëzimit të qeverisë Mustafa, PDK-ja fushatën e ka fuqizuar edhe më tepër.

Deklarata e cila ka tërhequr vëmendjen mediatike, është betimi i Veselit në Mitrovicë. Ai ka thënë se do të punojë për Kosovën sikurse për fëmijët e tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat