Hatim Baxhaku tregon arsyet pse LDK e la jashtë listës për deputet

Politika

Hatim Baxhaku tregon arsyet pse LDK e la jashtë listës për deputet

Më: 23 maj 2017 Në ora: 18:54
Hatim Baxhaku

Lidhja Demokratike e Kosovës la jashtë edhe Hatim Baxhakun nga lista për deputet. I kontaktuar nga mediat, Baxhaku thotë se ai ishte vendim i kryesisë, andaj edhe respekton një vendim të tillë.

“Ai është vendim i Kryesisë edhe unë e respektoj si vendim. Mos votimi i Thaçit për president dhe qëndrimi im ndaj marrëveshjes së demarkacionit, këto janë dy arsyet, përndryshe nuk ka asnjë arsye tjetër”, ka thënë ai.

Sido qoftë, ai ka thënë se nuk do të largohet nga LDK, pasi është themelues i kësaj partie në komunën e Dragashit.

“Unë jam themelues i LDK-së  për Komunën e Dragashit gjithmonë kam qenë dhe do të jem në LDK, pavarësisht njerëzve që e kanë uzurpu dhe e kanë ngulfat LDK-në”, ka thënë ai.

Kujtomë, së në zgjedhjet e vitit 2014, Hatim Baxhaku kishte marr 8892 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat