Veriu i harruar nga politikanët

Politika

Veriu i harruar nga politikanët

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 maj 2017 Në ora: 19:27
Mitrovicë

“Ata qytetarë janë të vetmit që janë tregues se edhe ajo pjesë është e Kosovës dhe se nuk duhet të lihen në mëshirë të fatit.  Kur vjen puna, partitë që t'i suportojnë dhe pse jo edhe haptazi të paraqesin platformat politike para tyre, nën flamurin dhe juridiksionin e Republikës Kosovës”, është analisti Albrim Badallaj.

As mandati i mbetur në gjysmë i Qeverisë Mustafa, nuk solli shtrirje të sovranitetit në veri.

Veriu i Mitrovicës, është pjesa në të cilën për shkak të strukturave paralele serbe krimi ka qenë i theksuar në masë të madhe. Kjo ka bërë që edhe shqiptarët të cilët jetojnë në atë pjesë të mbesin të “izoluar”, nga pjesa tjetër e Kosovës.

Subjektet politike në Kosovë, ndonëse jo zyrtarisht kanë nisur fushatën e tyre parazgjedhore. Mirëpo, ende nuk dihet nëse të njëjtat në fushatën zyrtare që fillon më 31 maj, do të mbajnë tubime elektorale edhe në pjesë veriore të vendit.  

Bajram Gecaj, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk e di ende nëse fushatën do ta shtrijnë edhe në pjesën veriore të vendit.

Gecaj, ka folur për gazetën “Bota sot”, rreth të arriturave të qeverisë në tri fshatrat e banuara me shqiptarë në komunën e Zvecanit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat