Demarkacioni si kartë për të ardhur në pushtet

Politika

Demarkacioni si kartë për të ardhur në pushtet

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 maj 2017 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, u bë shkaku kryesorë që qytetarët e Kosovës të privohen nga e drejta për të lëvizur lirshëm nëpër Evropë. Të njëjtit persona që deri më 10 maj nuk arritën të gjejnë zgjidhje sa i përket kësaj marrëveshjeje, do të jenë sërish kandidatë për deputetë dhe mund të zgjidhen në këtë post pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet evropiane.

Që në vitet e para të pas pavarësisë, qytetarët e Kosovës morën premtimin për lëvizje të lirë. Madje, në vitin 2010, ish Kryeministri, tani Presidenti i vendit Hashim Thaçi, kishte premtuar liberalizim vizash brenda 15 muajve. Kanë kaluar 7 vite dhe premtimi i Thaçit nuk u realizua.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, në një ligjëratë me studentë ritheksoi se çështja e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, ka mbetur kushti kryesor që Kosova duhet të plotësoj sa i përket liberalizimit të vizave.

Ajo nuk e përjashtoi mundësinë e rinegociimit të Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi dhe shtoi se BE-ja do ta pranojë çdo zgjidhje që vjen me pajtimin e të dy vendeve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat