Fillon fushata e egër elektorale, nisin përplasjet mes zyrtarëve politikë

Politika

Fillon fushata e egër elektorale, nisin përplasjet mes zyrtarëve politikë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 maj 2017 Në ora: 13:15
Duke sulmuar partitë kundërshtare, duke kërkuar votën e votuesëve nëpër vendet e ndryshme, partitë politike në Kosovë i kanë hyrë fazës zgjedhore, ende pa filluar fushata.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 11 qershor, e fushatat para zgjedhore tashmë kanë filluar.

Duke sulmuar partitë kundërshtare, duke kërkuar votën e votuesëve nëpër vendet e ndryshme, partitë politike në Kosovë i kanë hyrë fazës zgjedhore, ende pa filluar fushata.

Në zgjedhjet e qershorit do të garojnë tri partitë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila është në koalicon me Aleancën Kosova e Re dhe partinë Alternativa, Lëvizja Vetëvendosje e cila do të garojë e vetme dhe koaliconi tjetër formuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe partitë tjera më të vogla në vend.

Image
Ilir Deda

Gjersa, të gjitha palët “luftojnë” për votën e popullit, ata kanë filluar t’i përdorin edhe të gjitha format për ta fituar qeverisjen, përshirë këtu edhe egërsinë dhe sulme kundrejt kundërshtarit.

Themeluesi i Alternativës parti kjo e cila është në koalicon me LDK-në dhe AKR-në, Ilir Deda ka thënë se blloku tjetër i koalicionit PDK-AAK dhe NISMA e kanë nisur egër fushatën dhe se sipas tij ajo si e tillë do të vazhdojë.

“Nuk është e drejtë të përdoret egërsia në fushatë zgjedhore”, ka thënë Deda.

Ai këtë e fushatë e lidhë që nga koha e Hashim Thaçit, gjersa shton se ata janë vetëm kundërshtarë politikë e jo armiq.

“Logjika përçarëse në politikë bërje ka ardhur nga Hashim Thaçi – ai kështu ka qeverisur. Ne jemi kundërshtarë politikë, por brenda vetes nuk jemi armiq”, ka thënë Deda në media.

Mirëpo, kundër kësaj deklarate të Dedës janë palët nga koaliconi PDK- AAK- NISMA, sipas tyre nuk ka egërsi në fushatën e tyre.

Image
Blerta Deliu

Acarim i skenës politike

Blerta Deliu e cila ka qenë deputete nga radhët e Partisë Demokratike, por tashmë përsëri kadidate për deputete, shprehet se nuk ka të asgjë të vërtetë në deklaratën e Dedës.

Sipas Deliut, koaliconi ka filluar takimet me qytetarët, por nuk ka asgjë të egër në këto takime, madje sipas saj këto takime janë relaksuese.

“Nuk ka asnjë të vërtetë këtu... Koalicioni ka filluar takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 11 qershor dhe s’ka asgjë  të egër në këto takime, madje takimet janë shumë relaksuese”, shprehet Deliu për “Bota sot”.

Ajo shton se nuk është mirë që me deklarata të tilla të tentohet acarimi i politikës vendore.

“Nuk është mirë që  të tentohet që me deklarata të tilla të tentohet të acarohet klima politike në vend”, shprehet Deliu.

Image
Bajram Gecaj

Sulmet ndaj Hotit

Ndërsa, në anën tjetër nuk kanë munguar as “sulmet” kundrejt kadidatit për Kryeministër nga radhët e koalicionit LDK- AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.

Sipas analistëve këto sulme kundrejt Hotit bëhen për të marrë vota nga elektorati.

Kurse sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, ata mund të sulmojnë dhe të gjejnë kritika vetëm në imagjinatën e tyre.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj shprehet se përkundër sulmeve që ia bëjnë Hotit, përsëri faktet janë në anën e tij.

Sipas Gecajt, karakteret dhe tiparet e kadidatëve tjerë për Kryeministër të vendit janë larg nga ato të Hotit, prandaj ata besojnë në fitore.

“Ata mund të sulmojnë sa të dojnë dhe të  gjejnë kritika në imagjinatën e tyre për Kryeministrin në ardhje Avdullah Hoti. Megjithatë  faktet të gjitha janë në anën e Avdullah Hotit, dhe nga mungesa e argumenteve, partitë tjera mundohen të krijojnë fakte dhe elemente të paqena dhe të pavërteta. Por, është  e sigurtë  se karakteret dhe tiparet e kandidatëve tjerë janë shumë larg nga ato të z. Hoti, prandaj edhe jemi të sigurtë  në  fitoren tonë”, thekson Gecaj për “Bota sot”.

Image
Anton Berisha

Debate shterpë

Ndërsa, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Anton Berisha shprehet se kadidatët e LDK-së fushatën e tyre nuk duhet ta mbështesin në paraqitjen e kundërshtarëve me terma goditës.

Sipas Berishës, partitë duhet ta zbërthejnë platformën e tyre dhe programin.

“Mendoj që kandidatët e LDK-së fushatën e tyre nuk duhet ta mbështesin në paraqitjen e kundërshtarëve me terma goditës. Ata duhet të zbërthejnë  platformën e tyre dhe programin. Konkretisht, për Ilir Deden kam mendim pozitiv dhe do të doja të mos bie në kurthin e debateve shterpe”, pohon Berisha.

Image
Leon Duhanaj

Diskursi i ashpër politik

Ndërsa, sipas analistëve partitë politike  mungesën  e programeve të qarta, e zëvendësojnë me diskurs të ashpër politik.

Leon Duhanaj, analist politik shprehet se në Kosovë gjithmonë ka qenë i ashpër diskursi politik në kohë të fushatave elektorale.

“Në Kosovë, asgjë nuk është jashtë normalës, apo diçka që do të duhej të na shqetësontë, për sa i përket diskursit politik. Posaqërishte atëherë kur në agjendë janë fushatat elektorale. Ka qenë çdoherë dhe mbetët i ashpër, diskursi politik në Kosovë. Por, nëse në të kaluarën ka pasur edhe seriozitet brënda armiqësivë, tani nuk mund të cilësohen shqetësuese. Duhet theksuar se është për këqardhjë se edhe pas dy dekadave, nuk po arrimë më kriju një standard për zgjëdhjët, ku subjektet politike në garë, të garojnë përmes programeve politike dhe projekteve për zhvillimin e vendit”, pohon Duhanaj.

Sipas Duhanajt, e gjitha kjo bëhet në mungesë të programeve të qarta, por ai shton se për këtë fajtor nuk janë vetëm partitë politike, por edhe shoqëria.

“Në mungëmesë të programeve të qarta, zëvendësohen me diskurs të ashpër politik. Për fat të keq, në këtë segment, fajtorë nuk janë vetem partitë polizike. Fajtorë për këtë gjëndje, jemi të gjithë si shoqëri. Kjo për faktin, se elektorati, ende vazhdon të pozicionohet dhe barikadohët, në mbështëtje të subjektëvë të caktuara, pa u interesuar fort rreth programit, por më shume bazuar në traditë. Në këtë kontekst, diskursi politik sa më i ashpër, aq më interesant për motivimin  e militantëve”, përfundon Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat