Votoni vlera, jo numra

Politika

Votoni vlera, jo numra

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 maj 2017 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Shumë kandidatë për deputetë mbetën të zhgënjyer me numrat rendorë që subjektet e tyre ua kishin përcaktuar për të qenë pjesë e listave. Ky zhgënjim u shpërfaq nëpër statuset e tyre në rrjetet sociale. Edhe më të ashpra ishin reagimet e personave të cilët për arsye të ndryshme nuk arritën të jenë pjesë e këtyre listave.

Koalicionet parazgjedhore, përkatësisht sistemi tre partiak drejt të cilit po shkon Kosova, ka vënë partitë politike në një situatë të vështirë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Kjo ka ndikuar edhe në pakënaqësinë e kandidatëve me renditjen në lista zgjedhore.

Mirëpo, kandidatët për deputet, në vend se të brengosen për renditjen që u është përcaktuar nga partia, do të duhej të brengoseshin me atë se çfarë do t`i ofronin qytetarëve nëse ata ua besojnë votën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat