Sejdiu: Ja pse e anuloi Ramush Haradinaj debatin me Albin Kurtin

Politika

Sejdiu: Ja pse e anuloi Ramush Haradinaj debatin me Albin Kurtin

Më: 24 maj 2017 Në ora: 17:31
Kandidati për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu

Kandidati për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka folur për anulimin e ballafaqimit të kandidatëve për kryeministër vendi, i paraparë të mbahej të premten.

Sejdiu në një konferencë për media ka thënë se Ramush Haradinaj ka anluar pjesëmarrjen në këtë debat për shkak se nuk ka mundur t’i bëjë ballë ballafaqimit me kryeministrin e ardhshëm Albin Kurtin.

“Është e qartë koalicioni i natës PDK-AAK-NISMA ka qenë në fakt frika nga humbja që do të shkaktohet në zgjedhjet e qershorit nga Vetëvendosje. Kjo frikë po shpërfaqet dita ditës edhe me shumë pasi që z.Haradinaj është tërhequr nga debati i tre kandidatëve për kryeministër”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka theksuar se PDK së bashku me Kadri Veselin po dëshirojnë ta ngushtojnë hapësirën në të cilën shpërfaqet superioriteti i VV-së për te ecur përpara.

“Brenda dy ditësh i ndërruan fjalët. Një vendim i KPM-së që i adresohet medieve e jo politikanë u shfrytëzua si alibi nga Haradinaj përkatësisht nga Veseli i cili e udhëzoi Haradinajn që të tërhiqet nga debati me Albin Kurtin”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se po kërkojnë që në debat të jenë tre përfaqësues të PDK-së e një i Vetëvendosjes.

“Po duan t’i rrisin numrat e tyre në mënyrë që të zvogëlojnë paditurin e tyre”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se ky është moment vendimtar për Republikën e Kosovës, duke shtuar se qytetarët duhet të shohin në debat ata persona që po pretendojnë që të udhëheqin vendin.

“Koalicioni PDK-AAK-NISMA nuk ka as program, as vullnet që të shpalos dika para qytetarëve, ata thjesht duan të kamuflojnë debatet të ikin nga to”, u shpreh Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat