“Ushtria dhe Vizat, karta e Haradinajt për të mashtruar votuesin“

Politika

“Ushtria dhe Vizat, karta e Haradinajt për të mashtruar votuesin“

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 maj 2017 Në ora: 17:34
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ilustrim nga "Bota sot"

“Ramushi dhe cilido në Kosovë ka veç një premtim për të bërë: nuk do të vjedhim, dhe do të përpiqemi të jemi 50 përqind të ndershëm. Krijimi i ushtrisë dhe liberalizimi i vizave janë veç për me i ra fyellit në të njëjtën vrimë. Sepse këto të dyja do të bëhen me ndihmën e Amerikës dhe Brukselit, pavarësisht se kush fiton”, ka thënë analisti Rexhep Shahu.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dy premtime mjaftë të rëndësishme gjatë fushatës paraelektorale si kandidat për Kryeministër. Ai ka premtuar liberalizmin e vizave dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës. Këto premtime të Haradinajt nga njohësit e çështjeve politike në vend, po cilësohen si mashtrime të radhës dhe të ngjashme me ato të ish Kryeministrit Thaçi. 

Ata theksojnë se politikanët aktual, po i përdorin kartat e vjetra për ta mashtruar sërish votuesin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat