AAK dhe Nisma shkrihen në PDK?

Politika

AAK dhe Nisma shkrihen në PDK?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 24 maj 2017 Në ora: 17:46
Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

“Është evidente se jemi duke shkuar drejt dy blloqeve. Nuk mund të themi se ka qartësim ideologjik por besoj që një gjë e tillë është e pashmangshme”, ka thënë Anton Berisha zyrtar i AAK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila është edhe anëtare e Partisë Popullore Evropiane, pasi lidhi koalicionin me AKR-në dhe Alternativën, është renditur si parti e qendrës se djathtë.

Në anën tjetër, koalicioni PDK-AAK-NISMA, nga njohësit e çështjeve politike në Kosovës, vlerësohet si i majtë.

Krijimi i dy blloqeve të mëdha në Kosovë thuhet të jetë një përgjigje ndaj sistemit zgjedhor i cili favorizon një koalicion parazgjedhor, të cilit i mundësohet marrja e mandatit qeverisës, thonë njohës të rrethanave politike në Kosovë. Një portretizim të partive politikë në vend në parti të qendrës së djathtë dhe qendrës se majtë analistë politik e shohin si diçka pozitive dhe sipas tyre bashkimi i partive është më i duhur se sa pazaret e ndryshme që janë bërë deri më tani.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat