Limaj: Me Nismën në qeveri çdo familje do ta ketë nga një të punësuar

Politika

Limaj: Me Nismën në qeveri çdo familje do ta ketë nga një të punësuar

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:35
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe Zafir Berisha

(E plotësuar) - Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i shoqëruar nga sekretari Bilall Sherifi dhe deputeti Haxhi Shala, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me qytetarët e Prizrenit, ka folur për objektivat dhe synimet e qeverisjes së Nismës për Kosovën.

Me sloganin “Ka ardhur koha për Nisma”, Limaj tha se pas 11 qershorit kur do ët jenë në qeveri, prioritet do të jetë bujqësia, shëndetësia dhe arsimi.

Sipas tij, duhet të niset  parandalimi për degradimin e shtetit dhe për të krijuar barazi tek qytetarët. Ai premtoi se me Nismën nuk do të ketë asnjë familje pa një anëtarë të punësuar dhe kjo është barazia.

Limaj: Çdo familje do ta ketë nga një të punësuar

“Me Nimën për Kosovën angazhimi kryesor do të jetë se asnjë familje nuk do të jetë pa e pasur një të punësuar. Ky do të jetë prioriteti numër një dhe deputet e parlamentit që e përfaqësojnë Nismën dhe ministrat në Qeverinë e Kosovës që do ta përfaqësojnë Nismën. Aktualisht janë mbi 25 mijë familje në bazë të statistikave që nuk e kanë as një të punësuar dhe ata janë njerëz që marrin ndihma sociale”, theksoi Limaj.

Duke folur për Prizrenin, Limaj tha se është lënë pas dore Prizreni sikurse tërë Kosova në investime, e veçmas në kulturë. Ai tha se duhet reforma fiskale, ku bujku do të stimulohet dhe të mbrohen prodhimet e tyre.

Limaj tha se ka ardhur koha për Nismën në Qeveri për t’u angazhuar shumë për nxjerrjen e vendit nga izolimi, për të qenë e barabartë me shtetet e rajonit. Ai shtoi se Kosova duhet të jetë kontribuues i paqes dhe sigurisë, duke respektuar të drejtat fqinjësore. Sipas tij, do të ketë angazhim të madh që Kosova ta ketë ushtrinë e saj dhe po ashtu është e pa shmangshme integrimi i Kosovës në strukturat euro atlantike.

Limaj: Kosova do ta ketë ushtrinë e sa më shpejt

“Ne do të luftojmë fort përmes kanalve diplomatike që vendi të trajtohet njëjtë sikur vendet tjera dhe ta zen vendin meritor me vendet tjera fqinje. Kosova duhet të kalojë nga një vend që ka qenë për konsum të sigurisë, të kthehet në një vend ku prodhon siguri. Kosova duhet të jetë kontribuuese e paqes në rajon dhe me gjerë. Kosova është e interesuar t’i mbyll të gjitha çështjet e hapura me vendet fqinje, por duke respektuar sovranitetin e njëri-tjetrit dhe interesat e njëri-tjetrit. Kur thash se Kosova ka nevojë dhe është e gatshme që të ndihmojë për sigurinë rajonale e përtej, kjo nënkupton se Kosova është e gatshme për të pasur ushtrinë e saj dhe ne do ta kemi ushtrinë tonë. Ne do të angazhohemi që Kosova ta ketë ushtrinë sa më shpejt”, theksoi Limaj.

Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha theksoi se me qeverisjen nga Nismës do t’ia kthejnë identitetin Prizrenit me te dhe dy kandidatët tjerë  për deputetë Albulena Balaj dhe Emanuela Koni.

Berisha: Synimi i Nismës do të jetë një realitet i këndshëm

“Premtimi për objektivat dhe projektet e Nismës për zgjedhjet, e kjo do me thënë se opinion i gjerë e di se synimin e Nismës në jetën politike dhe ky synim i yni me mbështetjen tuaj, qytetarëve dhe simpatizantëve të Nismës, do të jetë një realitet i këndshëm për institucionet që do të formohen pas 11 qershorit”, tha Berisha.

***

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se partia e tij me të ardhur në pushtet, përmes koalicionit PDK-AAK-NISMA, do të ketë qëllim kryesor shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë.

“Shëndetësia, arsimi, bujqësia do të jenë parësore nga ministrat tanë në qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka thënë ai në një takim më qytetarët e Prizrenit.

Limaj ka thënë, se duhet ta largojmë degradimin e shtetin që është bërë deri tani dhe duhet të ndërtohet në mënyrë të drejt dhe me punë.

“Asnjë familje në Kosovë nuk do të jetë pa pasur një njeri të punësuar . Duhet ta ndaloj dhe ta stopojmë pabarazinë. Unë habitem kur dëgjoj premtime të pamatura të paadresuara se do të punësohen qindra persona, kush janë ata, cilët janë ata?”

Më pas ka thënë se angazhimi i ministrave nga Nisma në qeverinë e Kosovës do të jenë zëri i qytetarëve, për ata që kanë nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat