Molliqaj: Nga qeveria e Vetëvendosjes përfitojnë 300 mijë fëmijë

Politika

Molliqaj: Nga qeveria e Vetëvendosjes përfitojnë 300 mijë fëmijë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 17:09
Premtimi i VV për femijet

Sekretari Organizativ i Lëvzisjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë  se nga plani i Vetëvendosjes për të aplikuar shtesat e fëmijëve do të përfitojnë 30 mijë fëmijë të Kosovës.

Në Facebook, Molliqaj ka thënë se ka përfunduar koha kur fëmijët e pushtetarëve jetojnë në luks, derisa fëmijët tjerë shkojnë të uritur në shkolla.

Komenti i plotë:

Një prej prioriteteve të qeverisjes tonë janë shtesat 10 euro në muaj për secilin fëmijë nën moshën 15 vjeçare.

Mbi 300 mijë fëmijë do të përfitojnë nga ky vendim i Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Konsumi më i madh i fëmijëve shkon në ushqim, veshmbathje dhe higjienë.

Ka përfunduar koha kur fëmijët e pushtetarëve jetojnë në luks përderisa fëmijët e familjeve të qytetarëve tanë shkojnë të uritur në shkolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat