Milaim Zeka përfaqësueses së Vetëvendosjes: Prishtinën e keni bërë qytet të kungjave

Politika

Milaim Zeka përfaqësueses së Vetëvendosjes: Prishtinën e keni bërë qytet të kungjave

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:55
Milaim Zeka

Një ballafaqim i ashpër është zhvilluar ndërmjet kandidatit për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Në një debat televiziv, Zeka i ka thënë Pacollit, që është shefe e kabinetit e kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, se efikasiteti i qeverisjes së Vetëvendosjes është dëshmuar në kryeqytet.

“Prishtinën e keni bërë qytet të kungjave”, i ka thënë Zeka Pacollit, duke iu referuar shtyllave nëpër trotuare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat