Fitore Pacolli: Aderimet s’e përmirësojnë PDK-në

Politika

Fitore Pacolli: Aderimet s’e përmirësojnë PDK-në

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:27
Fitore Pacolli

Fitore Pacolli nga Vetëvendosje në Magazina Zgjedhore ka thënë se i vetmi subjekt tek i cili e ka gjetur veten ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo më tej tregoi se që nga viti 2010 është pjesë e kësaj lëvizje.

“Unë jam në Vetëvendosje qysh nga viti 2010. Kam studiuar në Angli, dhe edukimin cilësor të cilin e kam marrë atje, veten e gjeta vetëm tek Lëvizja Vetëvendosje”.

Pacolli më tej tha se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti e cila e ka luftuar korrupsionin, kjo pasi që Vetëvendosje kishte shansin të udhëheq vetëm me komunë, e në komunë, siç thotë ajo, nuk ka asnjë rast të korrupsionit.

“Pas 17 vjetëve, jetojmë në një shtet ku papunësia është shumë e lartë, kemi njerëz që jetojnë një varfëri dhe kemi njerëz që kanë të ardhura marramendëse”.

“VV është e vetmja parti që luftoi korrupsionin. VV kishte shansin të udhëheq vetëm me komunën, dhe në komunë nuk ka asnjë rast të korrupsionit. Për rezultatin se çfarë kemi bërë, mund të flasin qytetarët e komunës së Prishtinës”.

“Në këto parti politike të cilat kanë qeverisur deri më tani, sidomos PDK, ndryshimet nuk kanë ndodhur me këtë parti  edhe pse tash janë 4 vjet në pyetje”.

“Kosova ka vazhduar të jetë vendi më i korruptuar, Kosova vazhdon të jetë krim, asgjë s’ka ndryshuar”.

“Derisa Vetëvendosje e ka ç’rrënjosur krimin në Komunë, e ka ç’rrënjosur korrupsionin”.

Më pas Pacolli iu drejtua Milaim Zekës, i cili ka aderuar në Nisma për Kosovën, duke thënë se nuk e dinë “nëse ka qytetarë në Republikën e Kosovës që mendon se ndryshimi vjen me njerëz si Milaim Zeka”.

“Njerëzit të cilët aderojnë në PDK kthehen në njerëz siç janë ata”.

“PDK ka pas aderime në numër të madh, njerëz të ri, fytyra të reja, mirëpo fatkeqësisht janë shndërruar në njerëz të njëjtë si Adem Grabovci, Hashim Thaçi, e Kadri Veseli, ne vazhdojmë të kemi një gjendje sikur që e kemi pas”.

“Raportet tregojnë se Kosova është vendi më i korruptuar në rajon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat