Ofertat pa alternativa të partive për zgjedhjet e 11 qershorit

Politika

Ofertat pa alternativa të partive për zgjedhjet e 11 qershorit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 maj 2017 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se futja e figurave të reja brenda subjekteve politike, nuk është e mjaftueshme që qytetarët të kenë alternativë për të votuar.

Mungesa e konkurrencës për ndryshime po cilësohet të jetë zhgënjyese për qytetarët edhe në këto zgjedhje.

Mungesa e alternativave të reja, mund të sjellë abstenim të qytetarëve në këto zgjedhje, zgjedhje, gjë që sipas analistëve do ta rrezikonte seriozisht legjitimitetin e rezultatit zgjedhor.

Image
Leon Duhanaj

Mungesa e Alternativave

Analisti politik Leon Duhanaj duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se fakti që nuk kemi alternativa të reja është për keqardhje.

Sipas tij, për këtë janë përgjegjës shumë faktorë, duke u nisur nga mungesa e një reforme zgjedhore, nga mungesa e mbështetjes financiare për subjektet e reja, nga pragu i lartë prej 5% të cilin duhet kaluar për t'u bërë parti parlamentare e krejt në fund, nga vet mungesa e vullnetit të qytetarëve, për t'i mbështetur dhe për t'u dhënë të paktën shpresë për mbijetesë alternativave të reja.

“Kjo vjen si pasojë e sistemit klientelist që është etabluar në të gjitha segmentet dhe nivelet e shtetit. Askush nuk i beson një politikani të ri, me një subjekt të ri që ai mund ta shti dikën në punë p.sh: dhe bazuar në këtë, nuk gjejnë asnjë argument për ta votuar. Askush nuk beson që duke votuar një politikan, përkatësisht subjekt të ri, i njëjti do të mund t'i ofroj apo dhuroj ndonjë tender . Edhe pse brenda subjekteve ekzistuese, të paktën në disa prej tyre, janë evidente shumë prurje të reja kualitative, mundësia që këta t'i shtynë disa agjenda re formuese si individ, brenda partive, është sfidë në vete, për të mos thënë e pamundur. Nuk mendoj që niveli i zhgënjimit do të shkoj në atë masë, sa të dështoj procesi zgjedhorë për faktin se partitë do ta mobilizojnë elektoratin e tyre që t'i mbështesë. Se a do të kemi ndonjë ndryshim kualitativ, kjo është tejet e vështirë për ta besuar”, ka thënë Duhanaj.

Image
Ali Hertica

Riciklimi i listave

Analisti politik Ali Hertica ka vlerësuar se duke u nisur nga fakti i situatës politike dhe historiku i subjekteve politike kur në listat e tyre janë fytyra thuajse të ricikluara edhe mbas 18 vite në skenën politike, vjen si dëshmi e kohës se i gjithë spektri politik do të jetë një zhgënjim i madh për qytetarët e Republikës.

Sipas tij, në këto fytyra të stërvjetruara nuk do të ketë kurrfarë alternetive të re shprese, për ta ndryshuar situatën politike dhe socio-ekonomike , sepse me këto fytyra vetëm sa do të vazhdohet avazi i vjetër i mashtrimeve dhe të nepotizmit të klaneve e militantëve partiak.

“Tani nga kënd vështrimi i situatës ekonomike dhe pasurimit të sekserëve politik, si dhe kyçja e shumë fytyrave të falsifikuara nga ajo që është thënë më parë, del se sovrani apo qytetari nuk do të dal fare që të mbështet pjesëmarrjen e votimit ku mund të jetë një numër shumë i vogël në këto zgjedhje, sepse të gjitha skenarët e dramave politike i ka vëzhguar qytetari si një fantazmë e pa shpresë”, ka thënë Hertica.

Ai ka deklaruar se nëse abstenon një numër i konsiderueshëm  qytetarëve atëherë del se qytetari nuk e ka besimin fare tek këto subjektet politike, meqë dihet edhe

ashtu se disa prej tyre e kanë ndërruar vetëm ngjyrën politike.

“Disa nga këto subjekte politike duke u munduar që ta mashtrojë popullin,  jam i bindur se ky mashtrim do t’ju sjell një rrezik serioz të legjitimitetit të rezultatit të votimit, ku mund të jap goditje të rëndë sferës politike dhe politik bërësve naiv të shtetit,” ka thënë analisti politik Hertica.

Image
Zudi Xhelili

Faktorizimi i kandidatëve

Ndryshe njohësi i çështjeve politike Zudi Xhelili ka thënë se ndonëse priteshin që zgjedhjet e jashtëzakonshme të ofrojnë më tepër alternativa për qytetarët e Kosovës,megjithatë janë sërish tre faktor që garojnë mes veti.

Ai ka vlerësuar se shumica e partive tjera politike figurojnë vetëm në letër dhe nuk paraqesin fare faktor serioz në skenën politike të Kosovës.

“Dy koalicione dhe një parti e fortë opozitare e cila qeverisën me kryeqytetin e Kosovës mendoj se është një ofertë e konsiderueshme. Dhe ajo që është e befasueshme për këto zgjedhje dhe që është shumë e dyshimtë, është koalicioni PDK,AAK dhe NISMA, si dhe mos interesimi i PDK-së për postin e kryeministrit. Ndërsa faktori i tretë dhe shumë serioz është koalicioni LDK,AKR dhe Alternativa, koalicion ky,  që udhëheq me komunat më të mëdha në Kosovë”, është shprehur Xhelili.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës përsëri duhet të përcaktohen për njërën nga këto alternativa, pasi dihet se dy nga këta faktor kanë hapur bashkëpunim dhe koalicionin pas zgjedhjeve.

“Nuk besojë në abstenime  të ndonjë niveli të lartë sepse në Kosovë shumica e votuesve, janë të përcaktuar për partitë më të mëdha,që janë në garë. Andaj besoj se votuesit do të zgjedhin më të mirët dhe sigurisht se do ti analizojnë edhe sugjerimet e disa faktorëve, aleatëve më të mëdhenj të Kosovës, dhe mos ti votojnë politikanët e kriminalizuar”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Xhelili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat